1. Shëndeti

10 gjëra që të bëjnë përtac kur je në shtëpi

20170527230634 lazy sundays

Tavolina jote e rrëmujshme. Nëse ndryshon planet e tua vazhdimisht, fajin mund ta ketë tavolina jote e punës. Rrëmuja vizuale ul aftësinë tënde për të qenë i përqëndruar.


Muret e kaltra. Mund të lyesh me këtë ngjyrë dhomën tënde të gjumit, pasi qetëson ritmin kardiak, ul presionin e gjakut dhe të ndihmon të flesh gjumë. Por mos e përdor në pjesën tjetër të shtëpisë.


Kondicioneri. Temperatura ideale për të fjetur është 15-20 gradë, kështu që nëse e mban shtëpinë të freskët je gati për gjumin e drekës.


Celulari. Shumë prej nesh zgjohen nga një telefonatë, mesazh apo email gjatë natës. Ndërprerja e gjumit shkakton plogështi të nesërmen.


Ushqimi jo i shëndetshëm. Është provuar nga studime të ndryshme shkencore se ushqimi me shumë karbohidrate ul performancën.


Ndriçimi mbi nivelin e kokës. E keni parasysh atë ndjesinë pasditeve kur nuk çoheni dot nga divani? Është treguar se ata që punojnë me dritë natyrale dhe jo me ndriçim mbi nivelin e kokës kanë një cilësi gjumi më të mire gjatë natës.


Kompjuteri. Sigurisht që kjo pajisje na lehtëson jetën, por si shkëputesh nga një serial, nga blerjet në internet apo nga komunikimi me të tjerët?


Qirinjtë me aromë lavande. Aroma e lavandës në darkë ndihmon për të rënë në gjumë. Por gjatë ditës mund të shkaktojë përgjumje dhe rënie rendimenti.


Televizori. Fatkeqësisht, televizori lëshon valë të spektrit të blusë që frenojnë prodhimin e melatoninës, që përkthehet në gjumë me më shumë ndërprerje dhe lodhje të nesërmen.


Kafeja. Nëse pi kafe gjatë pjesës së dytë të ditës, do të ulet cilësia e gjumit të natës. Kështu, të nesërmen do të ndiheni më të raskapitur. 

Top