1. Shëndeti

10 plus 2 hapa për të futur në jetën tënde sekretin e lumturisë të danezëve

20170527230616 20170527230449 hygge

Danimarka është vendi më i lumtur në botë. 'Hygge’ është sekreti i lumturisë së danezëve. Kjo fjalë pa përkthim fsheh një filozofi gati budiste. Është e vështirë ta përshkruash me një fjalë të vetme kuptimin e saj, do të ishte diçka si mikpritës, mirëqenie, të jesh në një situatë komode, i relaksuar dhe i lirë. 


  1. Kërko momentin. Kërko pak kohë nga dita për t’iu dedikuar asaj që të bën të ndihesh mirë. 

  2. Hape shtëpinë tënde. Hygge mund të gjendet në çdo vend. Një barbeky në ajër të pastër, një shëtitje në park… Danezëve u pëlqen të mblidhen në shtëpitë e tyre dhe jo jashtë, si mesdhetarëve. 

  3. Krijo një ambient të përshtatshëm. Kujdesu që ndriçimi të jetë mikpritës. Vendos muzikë të mirë në sfond. Oxhaku do të ishte ideal, por qirinjtë janë të pazëvendësueshëm. Vendos lule të freskëta mbi një tavolinë druri, një mbulesë buke të sistemuar mirë dhe bimë jeshile në sallon. Bëhet fjalë që të kujdesesh për gjërat e vogla që të ndihesh komod. 

  4. Shmang çdo gjë që prish relaksin. Mos flisni për politikë apo për tema që provokojnë debat. Qëndroni pak larg televizorit, smartphonit dhe rrjeteve sociale. 

  5. Funksionon më mirë në petit comité. Hygge funksionon më mirë në bërthama të vogla, duke shmangur bisedat paralele. 

  6. Mendo për menunë. Të gatuash në shoqëri është diçka shumë daneze. Ose një pjatë me djathra dhe një gotë verë, pse jo. 

  7. Mbaj me vete paraardhësit e tu. Ka njerëz që thonë se hygge është të bësh gjëra që i njohin edhe paraardhësit e tu. Danezët janë shumë të lidhur me traditat dhe aktivitetet apo objektet që kanë vlerë sentimentale. Për shembull, të pish çajin te kompleti i filxhanëve të gjyshes është shumë hygge

  8. Rri komod. Megjithëse hygge ka të bëjë më tepër me të shijuarit se me aktivitetin në vetvete, ka elementë që ndihmojnë. Qirinjtë, veshjet komode, të qëndrosh të dielave në shtrat më tepër se zakonisht…

  9. Bëj gjëra hyggelig. Është e rëndësishme që të jetë diçka që të pëlqen dhe, në përgjithësi, diçka e thjeshtë. Lojërat e tavolinës me familjen apo miqtë janë diçka shumë hyggelig

  10. Ik nga ambientet që nuk janë hygge. Ik nga gjithçka që nuk të fton të jesh komod. 

  11. Shprehe. Në Danimarkë është një fjalë që përdoret shumë shpesh, si emër, mbiemër, ndajfolje dhe folje. Për shembull “do shohim një film dhe t’ia kalojmë hygge’. Përdoret shpesh mes miqsh për të treguar se si po ia kalojnë. 

  12. Ji i ndërgjegjshëm se po shijon diçka. 

Top