1. Tema

10 shprehje të Haruki Murakamit plus 20 ilustrime të frymëzuara te vepra e tij

20170527230614 20170527230448 haruki

Universi i fiksionit që ka krijuar Murakami është i stilit pop, surreal dhe, njëkohësisht, nostalgjik dhe melankolik. Boshtet e tij janë, si jo, dashuria, kënaqësia dhe errësira. Vetmia është e pranishme në të gjitha historitë e tij. Murakami destilon ndikimet nga shkrimtarë të tjerë të mëdhenj si Raymond Carver, F. Scott Fitzgerald apo John Irving. 


Ai është në favor të kulturës popullore. I pëlqejnë serialet televizive, filmat e terrorit, romanet me detektivë, veshjet e sportit, këngët pop…, të gjitha këto i shërbejnë për t’u lidhur me lexuesin. Një pjesë e mirë e romaneve të tij kanë tema dhe tituj që i referohen një kënge, si Dance, Dance, Dance (The Dells), Norwegian Wood (The Beatles). 


1. Të mbyllësh sytë… nuk do ndryshojë asgjë. Askush nuk do zhduket se ti nuk dëshiron të shohësh çka është duke ndodhur. Por, gjërat do jenë akoma më keq herën tjetër që t’i hapësh. Vetëm një frikacak mbyll sytë. Të mbyllësh sytë dhe veshët nuk do ta ndalojë kohën. 




2. Në një kuti me biskota ka shumë lloje të ndryshme. Disa të pëlqejnë, disa jo. Në fillim ha ato që të pëlqejnë dhe, në fund, të ngelin vetëm ato që nuk të pëlqejnë. Unë kur jam keq, gjithmonë mendoj: duhet t’a kaloj këtë sa më parë dhe kohë më të mira do të vijnë. Sepse jeta është si një kuti me biskota. 




3. Urrejtja është një hije e errët dhe e zgjatur. Në shumë raste, edhe ai që e ndjen nuk e di nga i vjen. Është një armë me teh të dyfishtë. Në të njëjtën kohë që godasim armikun, plagosemi edhe ne vetë. Sa më e rëndë të jetë plaga te armiku, aq më e rëndë është ajo e jona. Urrejtja është shumë e rrezikshme. Dhe, pasi ka zënë rrënjë në zemrën tonë, ta largojmë do një sforco titanike. 




4. Pjesa më e madhe e vrapuesve nuk vrapojnë se duan të jetojnë më gjatë. E bëjnë se duan të jetojnë në maksimum. 




5. Ke frikë nga imagjinata. Ndaj ëndrrave akoma më tepër. Ke frikë nga përgjegjësia që sjellin me vete. Por nuk mund të shmangësh gjumin. Dhe nëse fle, ëndërron. Kur je zgjuar, pak a shumë, mund ta frenosh imagjinatën. Por ëndrrat nuk mund kurrsesi t’i kontrollosh. 




6. Ka dy lloje njerëzish: ata që janë të aftë të hapin zemrën për të tjerët dhe ata që jo. Ti je ndër të parët. 




7. Ajo që për dikë mund të jetë një distancë e pranueshme, për dikë tjetër është një humnerë. 




8. Kur dikush mësohet mos të arrijë asnjëherë atë që dëshiron, e di çfarë ndodh? Që përfundon duke mos ditur se çfarë do. 




9. Nëse nuk do të përfundosh në një çmendinë, hape zemrën dhe lëshoje veten në ecurinë natyrore të jetës. 


10. Por, në fund të fundit, kush mund të thotë se çfarë është mirë? Mos u dëshpëro për askënd dhe, kur lumturia të trokasë në derën tënde, përfito dhe ji i lumtur.