1. Tema

10 shprehje të Makiavelit për të qenë një person më efektiv

20170527230622 makiaveli

Të gjithë dashamirësit e literaturë politike, qoftë me tendenca populiste apo edhe tiranike, kanë ruajtur një vend të veçantë për “Princin” e Makiavelit, burim mësimesh për terrenin e politikës. Megjithatë, qëllimi i Makiavelit ishte jo vetëm të mësonte artin e qeverisjes dhe politikës, por edhe të përcaktonte udhëzimet për sjelljen që duhet pasur kur je në pushtet. Qeverisësi, princi, lideri, duhet të mësojë të udhëhiqet nga gjakftohtësia.


Gjykimet jo gjithmonë vijnë nga inteligjenca

“Në përgjithësi, njerëzit gjykojnë më tepër nga sytë se sa nga inteligjenca. Të gjithë mund të shohin, por pak e kuptojnë atë që shohin.”



Impulsiviteti na ekspozon ndaj mashtrimit
“Njerëzit janë aq të thjeshtë dhe i nënshtrohen aq shumë nevojave të së tashmes, sa që dikush që mashtron gjithmonë do gjejë dikë që do e lërë veten të mashtrohet.”



Të jesh një lider i mirë do të thotë të kesh aleat shumicën
“Dikush që shndërrohet në princ nga populli, duhet t’a ruajë atë si aleat: çka është e thjeshtë, pasi populli e vetmja gjë që kërkon është mos të shtypet.”



Të dëmtosh tjetrin që të shmangësh hakmarrjen
“Kur dëmton dikë duhet bërë në formë të tillë që mos të ketë mundësi hakmarrje.”



Mashtrimi nuk është gjithmonë diçka e keqe
“Megjithëse mashtrimi është i urryeshëm në aktivitete të tjera, përdorimi i tij në luftë është për t’u lavdëruar, dhe ai që fiton ndaj armikut duke e mashtruar meriton po aq lavdërime sa edhe dikush që fiton me anë të forcës.”



Jo gjithmonë veprimet e mira janë me vend dhe efikase
“Urrejtja fitohet si me veprime të mira ashtu edhe me të këqija. Për të ruajtur pushtetin, një princ shpesh është i detyruar të jetë pervers, pasi kur grupi që e mbështet është në rrezik, është e udhës të ndiqet kapriçoja e këtij të fundit për t’i bërë qejfin. Pra, veprimet e mira do të ishin armiqtë e tu.”



Të kujdesesh për armikun do të thotë t’a paraprish
“Princi, kur është i dashur për popullin, duhet të kujdeset pak për konspiracionet; por kur ka armiq, duhet të kujdeset ndaj gjithçkaje dhe të gjithëve.”



Të thuash të vërtetën mund të jetë një e keqe e domosdoshme

“Servilizmi i mban njerëzit të kufizuar të thonë të vërtetën; dhe, nga ana tjetër, del se, kur të gjithë mund të thonë të vërtetën, tregojnë mungesë respekti. Si rrjedhojë, një princ i matur duhet të parapëlqejë rrugën e tretë: të rrethohet nga njerëz me gjykim të mirë.”



Virtytet, kur nuk i ke, mund t’i simulosh
“Nuk është e domosdoshme që një princ të ketë të gjitha virtytet e cituara, por është e domosdoshme që të duket sikur i ka (…) Është shumë e rëndësishme të dish t’i maskosh mirë gjërat dhe të jesh mjeshtër i shtirjes.”



Dënimi shëmbullor jo domosdoshmërisht është ligësi
“Të dënosh një apo dy keqbërës që të shërbejë si shëmbull sjell më shumë përfitime se sa të jesh i mëshirshëm.”

Top