1. Shëndeti

10 ushqime për të forcuar kujtesën

20170527230603 20170527230436 14339193 1098289016921895 127420285 o

A ndikon çfarë hamë në plakjen e trurit tonë? Sigurisht që po. Epidemiologia dhe nutricionistja Martha Clare Morris ka vërtetuar se dieta e quajtur MIND është shumë e dobishme për kujtesën. Jo vetëm redukton shfaqjen e Alzheimer dhe përmirëson kujtesën e funksionet kognitive; gjithashtu zgjat jetën, ndihmon në uljen e peshës dhe redukton riskun për sëmundje kardiovaskulare. 


Akronimi MIND do të thotë Mediterranean-DASH DIET Intervention for Neurodegenerative Delay, pra, është një dietë që bashkon dietën mesdhetare dhe atë DASH (Dietary Approaches to Stop Hypertension, objektivi i së cilës është të ulë hipertensionin) për të vonuar shfaqjen e çrregullimeve neurodegjenerative.

Sipas kësaj diete duhen shmangur në maksimum mishrat e kuq, gjalpin dhe margarinën, djathin, ëmbëlsirat industriale, të skuqurat dhe ushqimet e shpejta. 


Këto janë 10 ushqimet e rekomanduara: 

  • Gjethet e gjelbra në sallatë.
  • Perimet në përgjithësi. Përdorini të freskëta ose të gatuara, në formë sallate, supe të ftohtë apo gjelle. 
  • Vaji i ullirit. Ari i lëngshëm është baza e kuzhinës mesdhetare. I mirë për zemrën, sistemin tretës dhe, tani, edhe për kujtesën. 
  • Frutat e pyllit. Mbi të gjitha boronicat. Por nuk duhen lënë pas edhe mjedrat dhe manaferrat.
  • Peshku. Sidomos peshqit e ujërave të kripur, si sardelet dhe salmoni. 
  • Bishtajoret. Fasulet, qiqrat, thjerëzat dhe bizelet duhet të jenë pjesë integrale e regjimit ushqimor. Hummus është një krem qiqrash me origjinë nga Lindja e Mesme shumë i shijshëm dhe i pranueshëm për shijen tonë mesdhetare. 
  • Arrat. Ato përmirësojnë funksionin e zemrës, luftojnë kancerin, reduktojnë riskun për Alzheimer. 
  • Drithërat integrale. Janë perfekte për mëngjes. Tërshëra dhe himja e tërshërës apo e grurit mund të kombinohen me kos natyral ose qumësht. 
  • Mishi i bardhë. Pulë ose gjel, ju zgjidhni. 
  • Një gotë verë në ditë. 

Top