1. Tema

11 gjëra që mëson kur bëhesh prind i ri

20170527230635 cuci

Kur një çift bëhen prindër fillojnë të mësojnë se si rritet një foshnje. Me shumë mundësi, që përpara lindjes kanë folur me prindër me më shumë përvojë dhe kanë lexuar një mal me këshilla, por kur e ke foshnjen në duart e tua gjithçka është shumë më ndryshe. 



1. Bebi yt nuk është normal


Të kanë thënë se bebet vetëm hanë dhe flenë, flenë dhe hanë…dhe asgjë tjetër. Por bebja jote ushqehet, shtriqet, bën gazra, ushqehet, bën nevojën, ushqehet, fle, qan, ushqehet dhe fle prapë. Kështu, njëra pas tjetrës, pa pushim. Pastaj, e nxjerr në rrugë dhe fillon e qan, ndërkohë që të kanë thënë se flenë si ëngjëj në karrocë. Pastaj të thanë se në makinë asnjë bebe nuk i reziston gjumit, por nuk ndodh kështu me tëndin. 



2. Asgjë nuk ndodh siç të kanë treguar


Nëse të thonë se të pijë gji është shumë e vështirë dhe do të kesh probleme, të shkon shumë mirë. Nëse të thonë se të japësh gji është shumë e thjeshtë, do të të shkojë keq dhe do lëndohesh a thua se bebi ka dhëmbë.


Nëse të thonë se bebet flenë shumë keq, i yti do flejë si ëngjëll dhe do pyesësh veten nëse merr frymë; por nëse të thonë se bebet flenë gjithë natën, i yti do bëjë të kundërtën… gjithçka që të mendosh se bebi yt ka diçka dhe se ti, si mami apo si babi, nuk vlen për asgjë. 



3. Askush nuk bie dakord për asgjë


Librat thonë që mos ta marrësh në krahë, komshia thotë që po. Shitësja e bukës thotë lëre të qajë, pediatri thotë mos e lër. Infermierja të këshillon t’i bësh vaksinat që ofron konsultorja, shoqja jote thotë jo. Mamaja jote të këshillon mos ta lash përditë, vjehrra jote thotë të kundërtën. Dhe kështu me gjithçka. 



4. Në orën 9 të darkës kupton se aty fillon gjithçka


Ndoshta edhe në orën dhjetë. Do bëhet natë dhe do të shohësh se s’ka ndryshuar asgjë nga ora 8 e mëngjesit. Nuk kanë pasur efekt të gjitha herët që e ke ushqyer dhe që e ke ndërruar, sepse të duhet ta përsërisësh prapë e prapë. Dhe vjen darka, shtëpia është rrëmujë, mezi prisni të flini në krevat dhe nuk keni bërë as dush, as keni ngrënë darkë dhe ndoshta nuk ka as pjata të lara për të vënë ushqimin. 



5. Bebet ngordhin të bëjnë pis pelenat e pastra


Një nga ato gjërat që u pëlqen shumë bebeve. I ndërron pelenën sepse u bë shumë kohë pa ia ndërruar dhe pas 2 ose 3 minutash, detekton pelenën e pastër dhe bën nevojën. 


Por kjo ndodh vetëm pasi ke mbërthyer sustat e body-t, i ke veshur pizhamat dhe trikon.



6. Rrathët e zinj poshtë syve janë të pamundur të fshihen


Pa grim, pa asgjë. Të gjithë do e marrin vesh menjëherë që je bërë prind para pak kohësh, qoftë nëna, qoftë babai. Nuk ka asnjë mënyrë për të fshehur pagjumësinë, lodhjen dhe zbehtësinë e lëkurës. Megjithatë, vjen një moment që nuk të bëhet më vonë.



7. Çdo ditë shkon në punë me njolla qumështi në sup


Babat, mbi të gjithë babat. Sepse përpara se të shkosh në punë e merr në krahë që ajo të shkojë në tualet, të bëjë një dush dhe gjithçka tjetër që nuk do e bëjë dot deri sa të kthehesh. E merr hopa dhe hop, qumësht te supi. Ndonjëherë e sheh dhe ndërrohesh, herë të tjera jo. Me kalimin e kohës nuk të bëhet shumë vonë.



8. Bebet flenë më mirë ditën se sa natën


“Më duket se bebi im e ka natën ditë dhe ditën natë“, thonë prindërit e rinj. Po, por kjo është normale për një bebe. Ndoshta është për instikt mbijetese. Një bebe që zgjohet shpesh zgjon dikë që ta kujdesë, që të shmangë rreziqet e natës. 



9. Të gjithë duan të të këshillojnë sepse dinë më tepër se ty


Edhe kjo ndodh. Shohin bebin e vogël dhe fytyrën tuaj të lodhur dhe iu mbysin me këshilla. Dukeni që 100 metra larg që jeni të rinj në këtë punë. Dhe fillon kaseta: e ke veshur shumë fëmijën, fëmija nuk ngopet prandaj grindet, mos e mëso në krahë, jepi diçka të ftohtë se po i dalin dhëmbët, hiqja biberonin, vendosja biberonin…




10. Shkëputje totale nga bota


Pak nga pak kupton se duke pasur një bebe rrit lidhjen me veten tënde, me esencën, me natyrën, me rrënjët e tua më gjitare, kafshërore, njerëzore… me origjinën tënde, por të shkëput nga çdo gjë tjetër. Kur ritakon miqtë e tu kupton se nuk ia ke idenë se çfarë ka ndodhur në parlament apo se ka filluar fushata elektorale. Nuk ke parë asnjë film apo serial për të cilin diskutojnë. 


Në këto momente nuk lë më takime me ta sepse sheh që ndodhen në një fazë tjetër të jetës dhe i afrohesh mamave dhe babave. Dhe flisni gjatë gjithë kohës për netët pa gjumë, për lodhjen, njollat, të qarat… për sa absurde ishte jeta përpara kur ishe gjithë sy e vesh për çfarë ndodhte në botë dhe flisje për jetën e njerëzve të tjerë. 




11. I dërgon të gjithë në djall dhe e bën sipas mënyrës tënde


Po po. Kur ke mësuar disa gjëra mëson edhe t’i dërgosh të gjithë në djall, sepse vetëm sa të çorodisin më shumë. 

Ky është momenti që kalon nga prind i ri në thjesht prind. Pra është momenti kur kupton se je i vetmi person që kupton më mirë se për çfarë ka nevojë bebi yt. 

Top