1. Tema

16 shprehje të Federico Garcia Lorca dhe një poemë e kënduar nga Leonard Cohen

20170527230628 15044782 1151789261571870 1484525753 o

Na la Leonard Cohen, ndërsa 80 vite përpara, poeti spanjoll jetoi agimin e tij të fundit. Në vitin 1931, Lorca shkroi një nga dramat e tij, ‘Asi que pasen cinco años’ (Pas pesë vitesh), ku protagonisti vritet nga një e shtënë me armë. 




Pesë vite më vonë, Lorcën e vranë. Kështu u mbyll cikli i parashikuar në një prej dramave të tij. Kështu na la poeti universal. 


Më poshtë do të gjeni një homazh për Lorcën dhe Cohen.




1. “Meqë nuk u shqetësova për të lindur, nuk shqetësohem as për vdekjen.”


2. “Ka gjëra që janë mbyllur mes muresh që, po të dilnin befas në rrugë, do të mbushnin botën.”




3. “Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjenja e shpresës së humbur.”


4. “Krijimi poetik është një mister i padeshifrueshëm, si misteri i lindjes së njeriut. Dëgjohen zëra, nuk dihet nga ku dhe është e kotë të shqetësohesh për të gjetur nga vijnë.”


5. “Poezi është bashkimi i dy fjalëve që kurrë nuk na e kishte marrë mendja se mund të qëndronin pranë dhe që formojnë një gjë të ngjashme me misterin.”


6. “Largojini trishtimet dhe melankolitë. Jeta është e dashur, ka pak ditë dhe vetëm tani mund t’a gëzojmë.”



7. “Vetmia është ajo që i jep formë shpirtit.”


8. “Agonia fizike, biologjike dhe natyrale e një trupi nga uria, etja apo i ftohti zgjat pak, shumë pak, por agonia e një shpirti të pakënaqur zgjat gjithë jetën.”




9. “Shiko djathtas dhe majtas kohës dhe mësoje zemrën të rrijë e qetë.”


10. “Fshatrat janë libra. Qytetet, gazeta gënjeshtare.”



11. “Teatri është poezi që del nga libri për t’u bërë njerëzore.”


12. “Ai që do të gërvishtë hënën, do gërvishtë zemrën.”




13. “Njeriu i famshëm ka hidhërimin e gjoksit të akullt dhe të tejkaluar nga fenerë të shurdhët që drejtohen mbi të.”


14. “Andaluzia është e mrekullueshme. Orient pa helm. Oksident pa aksion.”



15. “Përkthimi shkatërron shpirtin e gjuhës.”


16. “Një i vdekur në Spanjë është më i gjallë se cilido i vdekur në vende të tjera të botës.”





Leonard Cohen dhe Federico Garcia Lorca, një lidhje poetike e përjetshme.


Lidhja filloi në vitin 1949. Cohen pesëmbëdhjetëvjeçar hyri në një dyqan librash të vjetër në Montreal. Mori një libër, e hapi dhe lexoi një nga poezitë që kishte brenda. Poezia ishte “Gazela e tregut të mëngjesit" nga Lorca. 


Kur Cohen tërhoqi çmimin Princi i Asturias në vitin 2011, në konferencën për shtyp tha se Lorca kishte qenë poeti që e kishte ndikuar më tepër gjatë rinisë së tij. “Ishte poeti i parë që më ftoi të jetoja në botën e tij.” Cohen i vuri emrin Lorca vajzës së tij të parë. 


Në vitin 1986, Cohen mori pjesë në diskun Poetë në New York, në të cilin artistë të ndryshëm i vunë muzikë poemave të Lorcas. Aty dëgjojmë për herë të parë Take this waltz, adaptim i poemës “Vals i vogël vienez”. Autori i “Suzanne” apo “The future” deklaroi se adaptimi i poemës në këngë i kushtoi 150 faqe letre dhe një depresion. 







Top