1. Mind the art
  2. Muzikë

20 këngët më ngjitëse në histori

20170527230559 20170527230431 14285644 1093142640769866 253618818 o

Ai ishte mbreti dhe, me sa duket, nuk i mungonin arsye. Freddie Mercury do të kishte mbushur 70 vjeç këtë shtator, por edhe një çerek shekulli më mbrapa, këngët e tij vazhdojnë të shënjojnë jetën muzikore të mijëra njerëzve në të gjithë botën. 


Queen ka kompozuar tre nga këngët më ngjitëse të historisë. Kështu thotë shkenca.


Universiteti britanik Saint Andrews ka realizuar një kërkim për të zbuluar se pse ka këngë që nuk mund t’i heqim dot nga mëndja. Departamenti i Studimeve filozofike, antropoligjike dhe filmike ka zhvilluar një formulë matematikore për të përcaktuar se çfarë e bën një këngë ngjitëse. 


Sipas saj, një hit ka nevojë për pesë përbërës që të futet në trurin tuaj: surprizë, parashikueshmëri, përsëritje ritmike, fuqi melodike dhe perceptueshmëri nga ai që e dëgjon. 


Perceptueshmëri + (parashikueshmëri - surprizë) + fuqi melodike + (përsëritje ritmike x 1.5) = hit


Duke u nisur nga kjo, shkencëtarët kanë nxjerrë një listë me 20 këngët më ngjitëse të historisë. 


We will rock you - Queen



Happy - Pharrell Williams


We are the champions - Queen


I’m gonna be (500 miles) - Proclaimers


YMCA - Village People


Bohemian Rhapsody - Queen


Final Count Down - Europe


Living on a prayer - Bon Jovi


Jingle Bells


Who let the dogs out? - Baha Men


Gangnam Style - Psy


Never gonna give you up - Rick Astley


Don’t stop believin’ - Journey


Uptown funk - Bruno Mars dhe Mark Ronson


Shake it off - Taylor Swift


Beat it - Michael Jackson


Ruby - Kaiser Chiefs


The Time Warp - The rocky Horror picture show

All about that bass - Meghan Trainor


Karma Chameleon - Culture Club


Top