1. Kinema

3 + 1 filma që presim të shikojmë këtë dimër

Autori: Slowman

20170527230609 20170527230442 14467044 1108854552532008 1196977175 o

La La Land

Filmi i ri i Damien Chazelle (Whiplash) me Emma Stone dhe Ryan Gosling u mirëprit nga audienca dhe kritikët në festivalin e filmit të Venecias. Njëkohësisht, Emma Stone fitoi çmimin si aktorja më e mirë femër.


Ngjarja zhvillohet rreth një pianisti të muzikës jazz, i cili dashurohet me një aktore aspirante në një shfaqje muzikore shumëngjyrëshe të standardeve të Hollywood-it të vjetër. 


Romantizmi dhe estetika që zgjon nostalgjinë duket se e ka fituar publikun e Venecias. Shpresoj të na fitojë edhe ne. 




Nocturnal Animals



Filmi i Tom Ford me Amy Adams dhe Jake Gyllenhaall ishte ndoshta pjesëmarrësi më i pritur në festival dhe kjo ndoshta për shkak të heshtjesh shumëvjeçare të regjisorit pas debutimit të mirë me “A Single Man”.


Bazuar në romanin e Austin Wright, filmi zhvillohet në një natë kur Susan vendos të lexojë romanin e ish-bashkëshortit të saj i cili përjetohet edhe në ekran. Tom Ford njihet për stilin e tij elegant dhe dramaticitetin intensiv. Shpresojmë që filmi i tij i ri të justifikojë pritjen. 




The Handmaiden



Bëhet fjalë për filmin e koreanojugorit Park Chan-wook që u hyjnizua për Oldboy dhe më pas zhgënjeu me Stoker. Filmi i ri bazohet në librin e Sarah Waters por që mbartet nga Anglia viktoriane në Korenë e viteve ’30. Filmi ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e Cannes ku ka marrë kritika pozitive.

Një vajzë gjen punë si shërbyese në vilën e një trashëgimtareje japoneze dhe shumë shpejt marrëdhënia mes dy grave bëhet erotike. Park Chan-wook e ka vërtetuar që është në gjendje të kombinojë imazhet e shkëlqyera estetike dhe skenarin imagjinativ me emocione të forta, aksion dhe mister. Regjisori i historive të errëta të dhunës dhe erotizmit, i cili në këtë film është kthyer në rrënjët e tij koreane, pritet të japë një thriller të vërtetë tridimensional erotik. 




Neon Demon



Filmi i ri i Nicolas Winding Refn, i cili u ngrit në piedestal me Drive por që, që atëherë zhgënjen në mënyrë të vazhdueshme, duket se po humbet bastin me The Handmaiden. Sipas vlerësimeve të marra në festivalin e Venecias, regjisori ra në grackën e formalizmit të pakuptimtë. Jessie është një modele ambicioze në Los Angeles dhe njeh mirë botën e vështirë dhe të errët të modës e bukurisë.


Bëhet fjalë për një film horror që duket, pa dyshim, i shndritshëm brenda atmosferës së errët plot me dhunë të stilizuar dhe erotizëm mes femrash. Me pak fjalë, në rastin më të mirë do të shohim diçka si Black Swan, por me modele. Një kënaqësi e fajshme edhe në qoftë se, në fund të fundit, e pakuptimtë. 




Top