1. Gastronomi
  2. Këshilla

3 këshilla të rëndësishme për të përgatitur një sanduiç të shijshëm mëngjesi

20170527230602 20170527230435 sandwich

Merrni një moment kohë dhe mendoni për sanduiçin e mëngjesit. Nëse e bëni me bukë, çfarë lloji pëlqeni? Me çfarë e mbushni? A fusni mish, vezë apo djathë në të? Disa nga ju po mendojnë ndoshta për sanduiçin klasik djathë dhe vezë, por ndoshta disa të tjerë nuk pëlqejnë asnjë nga prodhimet me origjinë shtazore. Çfarëdo të pëlqeni të hani për mëngjes, ja disa këshilla se si t’i bëni sanduiçet e mëngjesit më të mirë.

1.Futeni bukën në tost
Përmbajtja mund të jetë po aq e rëndësishme sa shija kur përgatisni një recetë. Me siguri nuk do t’a hani diçka që ëhstë vetëm e qullët apo vetëm e fortë.  
E njëjta gjë është dhe për sanduiçin. Futja në tost e bukës është shumë e rëndësishme në rast kur mbushja është e butë, si vezët e gatuara jo plotësisht, djathi i shkrirë apo salcat. Proshuta e pjekur apo perimet pak kërce ndihmojnë, por jo krahasuar me një bukë krokante.

Këshillë: Nëse e bëni sanduicin me bagetë, kalimi në tost nuk është gjëja më e mirë. Buka ëhstë vetë pak e fortë, ndaj kursejeni këtë hap.

2. Mbushjet janë të rëndësishme
Një sanduiç i thatë është një sanduiç i keq. Është super zhgënjyese nëse hani një sanduiç i zili sa herë e kafshoni ju bien copat vërdhallë. Lyejini me pak majonezë, pesto, avokado të bërë pure, apo ndonjë lloj salce që pëlqeni.
Jo vetëm që e mban sanduiçin të mbledhur bashkë, por gjithashtu shton shije në vaktin tuaj të preferuar.

3. Zgjerojeni idenë tuaj të sanduiçit të mëngjesit
Sigurisht që të gjithë e shijojmë një sanduiç klasik me proshutë, vezë dhe djathë, por është shumë e lehtë të ngecesh në një rutinë të këtillë.
Ka gjithmonë mënyra të ndryshohs shijen, edhe sikur të ndryshoni apo këmbeni përbërësit apo mënyrën e përgatitjes. Përzieni dhe kombinoni bukët, djathin dhe mbushjet dhe nëse nuk dëshironi thjesht një bukë tost, gatuajeni si djathë në grillë apo shtypeni si panine të zakonshme.


Revista Shije

Top