1. Shëndeti

5 çrregullime të frikshme të gjumit

20170527230624 gjume

Makthe, terrore të natës, somnambulizëm seksual…i njeh? Të shpjegojmë disa prej çrregullimeve të gjumit që takohen gjithmonë e më tepër. 


Të gjithë ne ka mundësi të përjetojmë probleme me gjumin përgjatë jetës sonë, por ka disa çrregullime të gjumit që janë makthe të bëra realitet. Këto janë më të frikshmet. 



Makthe


Makthet apo ëndrrat e këqija janë episode që ndodhin gjatë gjumit ose në momentin e zgjimit që karakterizohen nga përvoja të padëshirueshme. Makthet janë pjesë e grupit të parasomniave (fenomene sjellje anormale gjatë gjumit) që zakonisht shkaktojnë një gjendje të keqe te individi që i vuan dhe mund të arrijë deri në pikën që të ndikojnë në aktivitetet e përditshme. Disa prej pasojave më të rënda përfshijnë përgjumjen, shtimin e ankthit dhe ndryshime të gjendjes shpirtërore. 




Halucinacione hipnagogjike


Halucinacionet hipnagogjike, apo halucinacionet e lidhura me gjumin, takohen në 10% të popullatës. Këto halucinacione nuk ndodhin gjatë gjumit por në momentin e fillimit të gjumit ose të zgjimit. Mund të vijnë nga mbipërdorimi i alkoolit apo drogës, ose thjesht lidhen me pagjumësinë, ankthin, stresin apo faktorë të tjerë. 




Paraliza e gjumit


Personat që vuajnë nga paraliza e gjumit janë të paaftë të lëvizin pavarësisht se janë zgjuar. Instikti ynë natyral është ai që na mban të palëvizshëm gjatë gjumit me qëllim që të shmanget dëmtimi i trupit. Megjithatë, ndonjëherë ky instikt nuk funksionon mirë dhe vazhdon të na mbajë të paralizuar pavarësisht se jemi zgjuar. 




Seksomnia


Bëhet fjalë për një patologji pak të njohur. Ndërkohë që flenë, personat që vuajnë nga seksomnia nuk janë të ndërgjegjshëm për çfarë bëjnë dhe kanë prirjen të kërkojnë marrëdhënie seksuale me partnerin ose me një të panjohur. Mund të provokohet nga konsumi i alkoolit. 




Çrregullim i sjelljes në REM


Çrregullimi i sjelljes gjatë gjumit REM është i ngjashëm me somnambulizmin, por në vend që të sillen rrotull pa drejtim, personat me këtë çrregullim mund të shprehin fizikisht lëvizjet që shohin në ëndrra. Kështu, mund të bërtasin, lëvizin këmbët, godasin pa qenë të ndërgjegjshëm. Këta persona nuk mbajnë mend se çfarë kanë. Në disa raste mund të jetë një simptomë e sëmundjes së Parkinsonit. 

Top