1. Sport
  2. Mirëqenie

5 hapa si të largojmë stresin me anë të meditimit

20170527230612 20170527230445 monk

Mendje e shëndetshme në trup të shëndetshëm. Pavarësisht teorive të ndryshme shkencore që qarkullojnë rreth botës së fitness-it, shëndetit dhe ushqyerjes, ka diçka për të cilën hulumtuesit nuk kanë dyshime: marrëdhënia që ekziston midis gjendjes fizike dhe emocioneve tona. Aktiviteti fizik është një armë e fuqishme kundër stresit, ndërkohë që meditimi ka treguar aftësinë e tij për të forcuar intelektin dhe sistemin imunitar. 


Prandaj, jetojmë jetën dhe përjetojmë ekzistencën nëpërmjet mendjes sonë, dhe përmes higjienës së saj, motori që na mban në jetë funksionon më mirë. Meditimi sjell qartësi në mëndje dhe në të gjitha aktivitetet që bëjmë. Kjo praktikë ndihmon në reduktimin e stresit, eliminon pagjumësinë, mbron trurin, përmirëson përqëndrimin dhe zhvillon inteligjencën emocionale. 


Pesë hapat kyçe për të filluar meditimin


1. Mbylli sytë, lër frymëmarrjen tënde të ndjekë ritmin e natyrshëm dhe ji lehtësisht i ndërgjegjshëm që po merr frymë. Lëri mendimet e tua të lirshme pa i dhënë shumë vëmendje, si të ishin muzikë në sfond. Janë aty, por ti nuk i jep rëndësi. Thjesht kije mendjen te frymëmarrja jote dhe lëre të ndjekë ritmin e saj. Rri kështu një ose dy minuta dhe çohu ngadalë. Vazhdo me aktivitetin që po bëje më përpara. 


2. Kur ulesh, është e nevojshme t’i kushtosh vëmendje frymëmarrjes dhe të lejosh relaksimin e muskujve. Kjo favorizon çlodhjen dhe përqëndrimin te frymëmarrja përgjatë një ose dy minutash. Më pas, mund të vazhdosh me çfarë po merreshe paraprakisht. 


3. Kur ecën, përqëndroje vëmendjen te frymëmarrja dhe vendos ritmin (frymëmarrje, frymënxjerrje) sipas hapave. Për shembull, frymëmarrja zgjat dy hapa ndërsa frymënxjerrja, tri hapa. E rëndësishme është të vendosësh harmoni mes dy aktiviteteve, prandaj është më mirë që ta praktikoni gjatë një shëtitje në natyrë. 


4. Kur bëhet fjalë për meditimin, shikimi është një nga shqisat që duhet të mësosh të edukosh. Fiksoje shikimin në një objekt tërheqës, si një lule apo perëndim dielli, dhe vëzhgo bukurinë e tij. Lëre shikimin të shkojë nga një ngjyrë te tjetra, lëre mendjen të rrjedhë në mënyrë të vazhdueshme mbi objektet që sheh. Edhe kjo përgjatë një ose dy minutash. 

5. Ulu në një pozicion të rehatshëm dhe ndjeje trupin tënd duke perceptuar ndjesitë që merr, që nga shputa e këmbës deri në majën e kokës. Pastaj rikthehu përsëri poshtë. Përgjatë këtyre dy-tri minutave, e lë veten në dorë të ndjesive trupore dhe qetësisë. 

Top