1. Newsroom

5 vendet më radioaktive të Tokës

20170527230623 radioaktiv4

Këto janë pesë vendet që kanë nivele më të larta të radioaktivitetit në planet dhe ku, pavarësisht të gjithave, njerëzit që jetojnë aty paraqesin një gjendje të mirë shëndetësore. 


Guarapari (Brazil)
Plazhet atlantike që shkojnë nga Rio de Janeiro deri në Salvador do Bahia (700 km) janë radioaktive. Burimi është monacita, një tip minerali fosfat që përmban torium dhe që gjendet në rërën e plazheve të zonës.



Ramsar (Iran)
Ky qytet në bregun jugor të detit Kaspik është e famshme se ka nivelet më të larta natyrale të radioaktivitetit, 80 herë më të larta se mesatarja e planetit dhe 60% më të larta se norma e lejuar për punonjësit në centrale bërthamore.

Burimet e Paralana, Arkaroola (Australi)
Ky vend gjendet në jug të Australisë, pranë maleve Flinders. Uji që rrjedh në këto burime kalon në shkëmbinj të pasur me uranium.


Burimet e Paralana, Arkaroola (Australi)
Ky vend gjendet në jug të Australisë, pranë maleve Flinders. Uji që rrjedh në këto burime kalon në shkëmbinj të pasur me uranium.


Yangjiang (Kinë)
Njerëzit që jetojnë në këtë qytet ndërtojnë shtëpi me rërë dhe argjile. Në këtë zonë, rëra përmban monacitë, prandaj edhe muret e shtëpive kthehen në burime radioaktive radiumi dhe radoni. Banorët e kësaj zone pavarësisht se marrin trefishin e mesatares botërore të rrezatimit nuk paraqesin nivele më të larta të sëmundjeve kancerogjene. 



Karunagapally (Indi)
Karunagapally është një qytet në distriktin Kollam të Keralas, në jugperëndim të Indisë. Edhe në këtë zonë shkëmbinjtë përmbajnë monacitë dhe banorët marrin 12 fishin e dozës mesatare të rrezatimit. 



Top