1. Shëndeti

6 ide të shëndetshme për të shfrytëzuar sezonin e kumbullave

20170527230559 20170527230432 kumbulla

Në këtë moment të vitit, kumbullat janë në kohën e tyre më të mirë. Ato nuk kanë vetëm shije të mirë, por kanë edhe shumë vlera ushqyese, pasi përmbajnë minerale si kalcium dhe kalium, sasi të mëdha fibrash, fosfor dhe ujë. 

Për më tepër, është vërtetuar fuqia e tyre antioksidante, për shkak se kanë përmbajtje fenolike si dhe vitaminë C dhe karotenë. 

Për përmbajtjen e tyre, kumbullat i sjellin shumë përfitime organizmit dhe kjo është koha më e mirë për t’i konsumuar. 


Mënyra se si t’i përdorim kumbullat


Akullore me kumbulla - ideale për t’u bërë në shtëpi dhe shumë më e shëndetshme se akulloret tregtare. 


Drithëra me kumbulla - recetë ideale për të nisur ditën me energji. Kosi, kumbullat dhe tërshëra na sigurojnë sasi optimale proteinash dhe vitaminash për vaktin e mëngjesit. 


Kek me kumbulla - me shumë pak sheqer mund të bëjmë kek me kumbulla, ideal për zemër ose për darkë. 


Cheesecake me kumbulla - ëmbëlsirë e lehtë, perfekte për fillimin e vjeshtës. Zëvendësoni reçelin që mbulon cheesecake-un me copëza kumbullash të freskëta. 


Reçel kumbulle - për të shoqëruar kosin natyral. Përgatiteni reçelin me sheqer kaf. 


Tartë me kumbulla - opsion shumë i mirë si ëmbëlsirë me sasi të ulët sheqernash. Për të shtuar shijen, mund t’i shtoni edhe bajame të pjekura. 

Top