1. Shëndeti

6 mënyra për të shtuar 10 gram proteina në vaktin tuaj

20170527230600 20170527230432 golden rules 7

Nëse u bë kohë që nuk konsumon mish dhe ke frikë se dietës tënde i mungojnë proteina, ja ku keni disa ide praktike për t’i shtuar 10 gramë proteina pjatave të tuaj vegjetariane. 


  • 2 lugë gjalp kikiriku: përveç se mund ta përdorni për të lyer bukën në mëngjes, mund t’ia shtoni kosit, ëmbëlsirave ose frutave të freskëta (banane). 

  • 3 lugë miell soje: mund të zëvendësojë niseshten, ose mund t’i shtohet kosit apo qumështit me drithëra. 

  • 1 lugë plot me spirulinë: mund t’i shtohet një salse ose mbushjes së byrekut. 

  • 4 lugë hime gruri: ideale për të shoqëruar kosin ose qumështin në mëngjes, megjithëse mund t’i hidhet sipër dhe pjatave me oriz a makarona. 

  • 30 gramë soja: ashtu si edhe bishtajoret e tjera, mund të përdorni sojën në gjellë, sallata ose si një aperitiv të shëndetshëm. 

  • Një fetë tofu: tofu është “djath” nga soja. Mund ta shoqëroni me bukë me drithëra. 

Top