1. Shëndeti

7 arsye pse duhet të marrësh një kafshë shtëpiake

20170527230624 golden

Shumë studime tregojnë se kafshët shtëpiake përmirësojnë cilësinë tonë të jetës, qoftë nga ana emocionale edhe nga ajo fizike.  


Kafshët shtëpiake na japin dashuri, nuk na gjykojnë dhe nuk qeshin me ne. As na diskriminojnë për pamjen tonë të jashtme apo për gabimet që kemi bërë.



1. Shmangin ndjesinë e vetmisë

Të kesh një kafshë në shtëpi ndihmon të ndihesh më i sigurt për veten dhe më i mbrojtur.



2. Lehtësojnë depresionin

Personat me depresion nuk kanë dëshirë të kenë marrëdhënie me të tjerët. Por kur ka një kafshë në shtëpi, ka një arsye për t’u ngritur nga krevati. Ndoshta nuk ka shumë dëshirë t’a bëjë, por e di që duhet t’a ushqejë dhe t’a kujdesë. 



3. Shtojnë ndjenjën e lumturisë

Ata që luajnë me kafshët e tyre shtëpiake kanë rritje të oksitocinës, stimulim të prodhimit të serotoninës dhe dopaminës, si edhe ulje të nivelit të kortizolin. Të gjitha këto hormone ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit. 



4. Reduktojnë stresin

Ekipi i psikiatres Sandra Baker në Universitetin Commonwealth në Virgina (SHBA) mati valët cerebrale të njerëzve që kishin si kafshë shtëpiake një qen. Pasi thelluan studimet arritën në përfundimin se të paturit dhe të përkëdhelurit një kafshë shtëpiake redukton bindhsëm nivelin e stresit, ankthit dhe depresionit. 



5. Rrisin ndjenjën e përgjegjësisë

Kur ke një kafshë shtëpiake je përgjegjës për përkujdesjen e saj. Përveç se luajnë me fëmijët, kafshët janë një alternativë shumë e mirë për t’i mësuar fëmijët të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë kafshët. 



6. Përmirësojnë jetën sociale

Shpesh të nxjerrësh shëtitje qenin tënd është justifikimi perfekt për të njohur njerëz.



7. Rrisin vetëbesimin

Pronarët e kafshëve shtëpiake kanë probabilitet më të lartë për të pasur vetëbesim të lartë sipas një studimi të universitetit të Miami dhe Saint Louis. 

Top