1. Sport
  2. Mirëqenie

7 plus 3 gënjeshtrat e mëdha të palestrës

20170527230614 20170527230447 gym

“Kthimi në palestër” pas pushimeve është një nga rutinat më të vështira për t’u rifilluar. Por, cilët janë dhjetë mitet e mëdha të ‘fitness’-it. 


  1. Sa më shumë djersit, aq më tepër dobësohesh. Kjo është diçka e pavërtetë. Kur djersit, trupi ynë humbet ujë që do e rikuperojë kur të pijmë sërish. Prandaj, është e kotë të mbulosh trupin me qese apo veshje neopreni që nuk bëjnë asgjë përveç se mund të vënë në rrezik shëndtin tonë. 

  2. Të bësh streching është gjithmonë diçka e mirë. Jo tamam. Është diçka e mirë nëse bëhet në momentin e duhur. Për shembull, duhet të shmangim tërheqjen kur jemi pa nxehmje apo kur muskuli është i dëmtuar. Nëse bëjmë streching e bëjmë për të relaksuar muskulin pas stërvitjes, jo për ta stresuar më tepër. 

  3. Të bësh squat rrit volumin e ijëve. Squat-i është një ushtrim perfekt për të ngritur vithet, por jo për të zgjeruar ijët. 

  4. Nëse pi ujë gjatë stërvitjes do fryhesh nga gazrat. Gazrat shkaktohen, ndërmjet të tjerash, nga fluksi i çrregullt i gjakut dhe oksigjenit. Kështu që, marrja e lëngjeve gjatë stërvitjes nuk do ndikojë te rendimenti. 

  5. Të stërvitesh me pesha të bën mashkullore. Shumë vajza i kanë frikë stërvitjet me pesha pasi mendojnë se do përfundojnë me pamjen e Schwarzenegger. Por nuk është kështu. Është shumë e vështirë që muskujt e tu të rriten deri në atë pikë. Me stërvitjen me pesha arrihet një figurë më e qëndrueshme dhe e tonifikuar. 

  6. Proteinat. Nuk janë as aq magjike sa mendojnë disa, dhe as aq të dëmshme sa mendojnë disa të tjerë. Sigurisht që ndikojnë në përmirësimin e muskulaturës, por nuk e rrisin vëllimin e saj nëse nuk kombinohen me faktorë të tjerë. 

  7. Nëse dua të bie në peshë nuk duhet të konsumoj yndyrna. Është e rëndësishme të diferencojmë mes yndyrnave të këqija apo trans dhe yndyrnave të shëndetshme. Tek të parat hyjnë ushqimet e përpunuara, ndërkohë që të dytat përfshijnë frutat e thata, farat, avokado dhe arra e kokost. Këto të fundit janë shumë të domosdoshme për funksionimin e trupit. 

  8. Ushtrime abdominale për të pasur një bark të sheshtë. Ushtrimet abdominale ndihmojnë në forcimin e kësaj zonre, por jo në zhdukjen e dhjamit. Për këtë, është e nevojshme të ruhet regjimi ushqimor. 

  9. Të stërvitesh esëll të dobëson. Kur zgjohemi nga gjumi, trupi i ka ezauruar rezervat e glikogjenit gjatë natës, duke i dhënë përparësi përdorimit të yndyrnave si lëndë djegëse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se digjen më tepër yndyrna krahasuar me një stërvitje normale. Nëse do të dobësohesh, është e mira të konsumohen dy mëngjese, një i lehtë përpara stërvitjes dhe një pas, i pasur me proteina.

  10. Nuk mund të ngre pesha nëse kam skoliozë. Falco. Dakord, është e vërtetë se aktivitete si joga apo noti janë më të rekomandueshme, por peshat mund të kontribuojnë në forcimin e muskulaturës së trungut. 

Top