1. Shëndeti

7 zakone që mendon se janë të shëndetshme por që duhet t’i ndërpresësh menjëherë

20170527230640 kos


Shëndeti është çfarë ka rëndësi. Prandaj edhe pjesa më e madhe e shoqërisë, gjatë dekadës së fundit, përkujdeset shumë më tepër për veten krahasuar me kohë më parë. 



Por, cilat janë ato zakone të cilat mendonim se ishin të shëndetshme, por në fakt nuk janë. 


1. Të zëvendësosh darkën me fruta të rrit në peshë.


Një nga objektivat klasikë të listës së shëndetit është rënia në peshë. Frutat përmbajnë ujë, fibra, vitamina, minerale dhe shumë karbohidrate. Prandaj, është më mirë të konsumohen gjatë ditës, kur kemi nevojë për energji. 



2. Largimi i glutenit nga dieta. 


Qoftë për çështje shëndetësore apo thjesht për modë, gjithmonë ka më tepër individë që e përjashtojnë glutenin nga dieta e tyre. Por në mungesë të diagnosëz mjekësore për intolerancë ndaj glutenit, nuk duhet bërë asnjë modifikim i dietës. Përveç se do e bëni regjimin tuaj më pak të shëndetshëm, edhe do rrisni kostot e ushqimit. 



3. Të zëvendësosh qumështin e lopës me alternativa të tjera. 


Zëvendësimi i qumështit të lopës me alternativa të tjera do iu privojë nga shumë vitamina si vitamina A, D, E dhe B. Preparatet e tjera, si qumështi i sojës, bajames apo orizit nuk janë ekuivalente me qumështin e lopës. 



4. Të pish vetëm qumësht lope të skremuar.


Një studim i botuar në Scandinavian Journal of Primary Health Care arriti në përfundimin se konsumi i produkteve të qumështit jo të skremuara lidhet më pak me obezitetin. Konsumi i qumështit të skremuar do iu shtyjë të hani më tepër ndërmjet vakteve. 



5. Larja e duarve me sapun antibakterial rrit riskun për alergji.


Një larje e mirë e duarve me sapun dhe ujë është forma më e mirë për të eliminuar mikrobet. Përdorimi i antibakterialëve favorizon zhvillimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. 


6. Të përdorësh maska letre kundër ndotjes nuk shërben për asgjë, pasi nuk parandalon përthithjen e pjesëzave të vogla me diametër 0.1 mikron. 


7. Përdorimi i shkopinjve të pambukut mund të dëmtojë timpanin e veshit. Veshi ka një mekanizëm vetëpastrimi, që e nxjerr jashtë dyllin. 

Top