1. Shëndeti

9 gjërat që ndodhin kur nuk flini mjaftueshëm

20170527230556 20170527230428 14203537 1090321901051940 1110076478 o

Kur nuk flini mjaftueshëm ka pasoja që duhen marrë në konsideratë, pasi prej tyre varet mirëmbajtja e trupit, bukuria dhe shëndeti mendor. 

Zbuloni se çfarë ndodh kur nuk flini mjaftueshëm. 

  1. Hani sasi më të mëdha ushqimi. Merrni 300 kilokalori më shumë. Sipas një studimi, kur nuk flini mjaftueshëm, hani më tepër. Individët që morën pjesë në eksperiment mund të hanin çdo lloj gjëje, por me një kusht, të flinin pak orë. Si rezultat, ata konsumonin sasi më të mëdha ushqimi krahasuar me ditët kur bënin gjumë normal. 

  2. Jetoni më pak. Hulumtuesit zbuluan se sekreti për një jetë më të mirë, më cilësore dhe më të gjatë është gjumi. Femrat që flinin më pak se 5 orë në ditë kishin më pak gjasa të jetonin më gjatë se ato që flinin më shumë orë. 

  3. Shtoni në peshë. Sa më shumë orë të qëndroni zgjuar, aq më i lartë është numri i kalorive të konsumuara. Nëse e mendoni, logjika thotë se, nëse rrini zgjuar, hani më tepër. Dhe, në shumicën e rasteve, ushqeheni jo shëndetshëm. Gjithashtu, pagjumësia rrit stresin dhe organizmi funksionon më ngadalë dhe, si pasojë, trupi ruan yndyrnat.

  4. Reduktohen funksionet cerebrale. Njerëzit me probleme kronike pagjumësie pësojnë ulje të funksioneve të trurit. Kjo ndikon, për shembull, në aftësinë për të marrë vendime. 

  5. Rritet presioni i gjakut. Të rriturit që flinin një orë më pak çdo natë për 5 vite, kishin rritje me 40% të probabilitetit për të zhvilluar hipertension. 

  6. Sëmureni më lehtë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por gjumi luan rol edhe kur ftoheni. Kur nuk flini mjaftueshëm, jeni më të dobët dhe më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe virozave. Gjumi i mjaftueshëm dhe cilësor nxit sistemin imunitar dhe e mban atë të fortë. 

  7. Keni vështirësi me kujtesën. Ju ka ndodhur ndonjëherë që të mos mbani mend se çfarë duhet të bënit në mëngjes, pas një nate me gjumë jo të mirë? Kjo vjen nga një proces që ndodh në fillim të gjumit dhe ndikon në kujtesë dhe krijimtari. Nëse natën flini pak, atëherë mundohuni që gjatë ditës të zëvendësoni gjumin e munguar. Kjo, përveç fytyrës, do t’iu rifreskojë edhe kujtesën. 

  8. Nuk keni energji për aktivitet sportiv. Mungesa e gjumit do të thotë mungesë energjie. Si mund të keni forca për të shkuar në palestër?

  9. Ndiheni çuditshëm. Nuk keni energji. Nuk jeni të disponueshëm. Nuk i flisni askujt dhe gjithçka iu bezdis. Mungesa e gjumit e bën të pamundur përballjen emocionale.


Pas një gjumi të keq ndiheni të dobët, të lodhur, me nerva dhe të uritur. Që të mos e ndjeni veten “të paaftë“ për t’u përballur me përgjegjësitë e përditshme, mundohuni të flini 8 orë në ditë. 

Top