1. Mind the art
  2. Muzikë

9 plus 1 këngë për netët e të dielave në divan

Autori: Rezart Cenaj

20170527230626 14957955 1145185148898948 1185403451 o

1. Louis Armstrong - What a wonderful world


Louis Armstrong të bën të udhëtosh nga kujtimet e fëmijërisë deri te ëndrrat për të ardhmen, duke të krijuar imazhet e një bote të mrekullueshme. 





2. Federico Aubele - Somewhere else (feat. Melody Gardot)


Kënga është ‘diku tjetër’, ashtu siç e thotë edhe titulli, dhe po të lexonit historinë e Melody Gardot do ta vlerësonit akoma më tepër. 





3. Phosporescent - Song for Zula 


Për shkak të tempit të përsëritur që përkëdhel violinat, kjo këngë është kthyer në soundtrack-un e shumë prej nesh netët e të dielave. 





4. Bruce Sprinsteen - I'm on fire


Për bosin e “I’m on fire” dhe për remiksin në fjalë nuk kam shumë për të thënë. Thjesht shkak për disa gllënjka më shumë nga çfarë ka gota jote. 





5. Concrete Blonde - Mexican Moon


Një këngë rebele. 





6. J. Views - Salty Air

Nëse je nga qytet bregdetar je dashuruar direkt me titullin. Nëse jo, zhurma e kësaj kënge në divan, me këmbët lart e kokën poshtë, do t’iu bëjë të ndiheni për një moment se jeni fiks aty ku duhet të ishit. 





7. Levitation - More than ever people

Teknikisht një këngë e gjatë në minutazh që të lë kohë të çohesh për të mbushur edhe një gotë tjetër vere, të kthehesh dhe t’a kesh gjetur aty ku e ke lënë. Dhe atje ku je te gllënjka e tretë është bukur të mendosh se ‘there are more than ever people’ të cilët mund të jenë duke bërë të njëjtën gjë me ty diku në një vend tjetër të globit. 





8. Frank Sinatra - I've got your under my skin


Sepse Frank Sinatra ngjit kudo dhe gjithmonë. Sidomos një të dielë në darkë, shtrirë në divan, duke tundur dorën ose kokën ritmikisht nën tingujt e ‘I’ve got you under my skin’. 





9. Tindersticks - My oblivion


Kënga e parë që vendosa të fusja në këtë listë. ‘Out on the balcony, she waits for me’ thotë një varg. Për gati 7 minuta ofron harresën që premton dhe të merr larg të përditshmes në mënyrë atmosferike, ashtu siç dinë shumë mirë t’a bëjnë Tindersticks. 





10. Bob Marley - No woman no cry


‘Grua mos qaj’ në vend të interpretimit të gabuar që e kemi dëgjuar shumë herë ‘pa grua, pa lot’. Bob Marley identifikohet vetëm me stinën e verës, të gjithë në një moment e kemi dëgjuar këtë këngë në plazh me një zjarr në mes… tani është mundësia të kujtoni të gjithë ato momente të relaksuar dhe pa shqetësime. 



Top