1. Newsroom

A duhet të nxjerrim fotografi të fëmijëve në rrjetet sociale?

20170527230624 bebi

Fetuse në barkun e nënës, bebe të përgjumur mbi divan, të porsalindur të zhveshur për të bërë banjën e parë, fëmijë që bien nga triçikli… Bebe dhe fëmijë që janë shndërruar në epiqendrën e rrjeteve sociale që pa lindur akoma. 


Instagrami është mbushur plot me profile me fotografi bebesh që marrin mijëra ‘like’. Rrjete të tjera si Vine apo Youtube janë plot me video humoristike me fëmijë. 


Albumi familjar tradicional është zhdukur dhe është zhvendosur në Facebook dhe në Instagram, me dallimin se tani mund t’i shohin të gjithë. 


Ky fenomen njihet si ‘oversharing’. Sipas kompanisë Internet Nominet, në Mbretërinë e Bashkuar prindërit postojnë rreth 200 fotografi të fëmijëve nën 5 vjeç. Kështu, çdo vogëlush ka 1000 foto në shpatulla pa mbushur ende pesë vjeç. 


Shumë prindër mendojnë se kur ndajnë fotot e fëmijëve të tyre në Facebook do t’i shohin vetëm miqtë dhe nuk e kuptojnë se kur i hedhin imazhet në internet, nuk kanë më kontroll mbi to. Ato bëhen publike dhe prindërit nuk kanë më të drejta mbi to. 


“Pjesa më e madhe e prindërve i përdorin keq rrjetet sociale. Nuk dijnë as se si të konfigurojnë privacitetin e profilit të tyre. Nuk duhet të postojmë foto minorenësh në internet sepse vëmë në rrezik reputacionin e tyre digjital. Por mund të postojmë fotografi ku mos të jenë me fytyrë përballë“, shprehet një kondulent i specializuar në rrjete sociale. 


Disa vende kanë filluar të marrin masa që tani. Në Francë sa është miratuar legjislacioni që lejon gjobitjen e prindërve që postojnë foto intime të fëmijëve deri në 45.000 euro. 

Top