1. Shëndeti

A mund të biesh në peshë duke ngrënë pizza?

20170527230603 20170527230436 14375316 1101188279965302 1258175632 o

Një dietë e bazuar në karbohidrate të shëndetshme (kombinuar me ushqime të tjera) premton të na mbajë në formë dhe të shëndetshëm. Sipas Universitetit të Harvardit, “na largon nga sëmundjet kronike si diabeti, disa kardiopati dhe disa lloje kanceri”. Një premtim i parezistueshëm! 


1. Nuk është tamam një dietë

Indeksi glicemik (IG) është një tregues që aplikohet për ushqimet që përmbajnë karbohidrate (buka, makarona, fruta, lëngje, bishtajore) dhe mat shpejtësinë me të cilën rritet niveli i glukozës në gjak pas konsumit të tyre. Në funksion të shpejtësisë, ushqimet klasifikohen me IG të ulët (1-55), të mesëm (55-69) dhe të lartë (mbi 70). Por kjo vlerë nuk është fikse, ndryshon nga një person tek tjetri dhe nga mënyra se si është gatuar ushqimi. Pra, në pak fjalë, Indeksi Glicemik tregon nëse ushqimet kanë përmbajtje të lartë sheqeri apo miellrash, pra, nëse janë shumë të përpunuara apo jo. 


Sipas tendencave në ushqyerje të vitit 2015 të përmbledhura në revistën New Nutrition Business, sheqeri është shndërruar në djallin e dietave dhe po bëhet gjithmonë e më e vështirë që kompanitë ushqimore të kënaqin pritshmëritë e publikut për uljen e përmbajtjes së sheqernave. 


Gjithçka na çon drejt një ere të re për sa i përket konceptit të ushqyerjes dhe dietave, të orientuar drejt mirëqenies dhe parandalimit të sëmundjeve. 


2. Kontroll i peshës

Më e mira është që dieta të ketë një IG të ulët për të mbajtur në normë nivelin e glukozës, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Indeksi Glicemik i ulët bën që glukoza të kalojë ngadalë në gjak, të shmanget hiperglicemia dhe të vonohet ndjesia e urisë. Nëse një dietë me IG të ulët redukton oreksin, efekti afatgjatë do të jetë një kontroll më i mirë i peshës. Megjithatë, nuk duhet harruar që dieta mesdhetare dhe dietat me përmbajtje të ulët karbohidratesh, sipas studimeve, japin rezultate më të mira në kontrollin afatgjatë të peshës. 


3. E dobishme për diabetikët

Sigurisht që bëhet fjalë për një model dietetik të shëndetshëm, sepse përzgjedh ushqime me IG të ulët (fruta, perime, produkte integrale), por, është veçanërisht e dobishme për të parandaluar diabetin e tipit II. Në fakt, është dieta e rekomanduar nga Shoqatat e Diabetit. 

Edhe sportistët mund të përfitojnë nga dietat me Indeks Glicemik të ulët. 


4. Ta mbash nuk është shumë e thjeshtë…

Për të mbajtur një dietë me Indeks Glicemik të ulët duhen njohur vlerat glicemike të çdo ushqimi, megjithëse në përgjithësi përzgjidhen bishtajoret, drithërat integrale, frutat, buka integrale…

Nuk duhet harruar që sa më i përpunuar të jetë një ushqim (pure, lëngje, gatime), aq më shumë i rritet Indeksi Glicemik. 


5. Është baza e shumë dietave të tjera

Metoda Montignac: Montignac ishte një nga pararendësit e konceptit të Indeksit Glicemik. Në vitet tetëdhjetë nxori metodën e tij që kufizonte konsumin e karbohidrateve dhe lejonte sasi të mëdha yndyre dhe proteinash. Thuhet se këngëtarja australiane Kylie Minogue e ka ndjekur këtë metodë. 


Dieta Harvard: bazohet në IG të ulët. Kjo dietë na propozon pjata të shëndetshme që përbëhen nga perime (përveç patateve), fruta, drithëra integrale dhe proteina. Nutricionistët e këtij universiteti këmbëngulin se ushtrimi fizik i përditshëm bën pjesë në dietë. 


Yes You Can Plan Diet (Dieta e semaforit): i shpërndan ushqimet sipas tre ngjyrave të semaforit. Të gjelbrat mund të konsumohen në mënyrë diskrete (perime, fruta, oriz integral); të verdhat konsumohen me raste (vezë, makarona al dente, lëngje frutash) dhe të kuqet janë të ndaluara (bukë e bardhë, marmalata, oriz…).f



Top