1. Newsroom

Andy Garcia: kam një jetë në mërgim për shkak të Fidel Castros

20170527230633 andy garcia

Kam një jetë në mërgim për shkak të Fidel Castros. Kështu ka thënë Andy Garcia kur mësoi për vdekjen e liderit të revolucionit kuban. Aktori u përket grupit të dissidentëve.

Andy Garcia ka lindur në Havanë në vitin 1956 dhe u zhvendos në Shtetet e Bashkuara ku bëri karrierë në Hollywood.

¨Kuba dhe kultura e saj janë në ADN-në time, esenca e identitetit tim, por nuk e kursej kriticizmin për Castron. Kuba u tradhtua, mënjanua, diskriminua nga Castro. Një dictator… jo një simbol i revolucionit¨, thotë Andy Garcia.

¨Unë isha pesë vjeç kur babai im vendosi të emigronte në Miami, në një kohë kur qindra kubanë vendosën të iknin. Për vite me rradhë kam parë bluza të printuara me fytyrën e Castros me një shprehi prej të urti, por ai ishte shkaktari i shkatërrimit ekonomik të vendit. Brenda meje kam mbajtur dhimbjen e mërgimit.¨

Mbi kujtimet e të atit dhe kërkimin e një jete të re në Miami, ylli i Hollywood-it shprehet: ¨Im atë ishte një avokat shumë i mirë, gazetar i pavarur dhe mendimtar i madh. Në Amerikë, ai punoi si kamarier. I jam shumë mirënjohës për guximin që pati dhe që rriti fëmijë me vlera. Castro ishte verbuar nga idetë e tij dhe nuk ka asnjë pikëvështrim historik që mund të më bëjë të ndryshoj mendje.¨

Kur u pyet nëse e ndjente veten djali plangprishës, ai tha: ¨Mund të them se e gjithë jeta ime është e mbushur me nostalgji për Kubën. Por asnjëherë nuk jam ndjerë si djali plangprishës. Unë nuk kam besuar kurrë te ky revolucion. Mendoj se për vite të tëra Kuba ka qenë vendi i Hamletit dhe është dëmtuar nga gabimet e Batistës dhe Castros.¨

¨Shpirti i vërtetë i Kubës gjithmonë është në kërkim të lirisë. Presidenti Obama është shprehur disa herë me fjalët e poetit kuban Jose Marti: Liria është kushti bazë për çdo person që do të jetë dhe do të ndihet i ndershëm.¨

¨Unë do kthehem në Kubë kur regjimi të ketë marrëfund dhe kur njerëzit e mi mos të jetojnë më të shtypur. Amerika më ka dhënë lirinë dhe unë do të jem përherë mirënjohës.¨

 

Top