1. Newsroom

Aplikacioni që zëvendëson pilulën kontraceptive

20170527230617 20170527230451 aplikacion2

Elina Berglund ka punuar për 5 vite bashkë me qindra fizikanë të tjerë në CERN, laboratori europian për hulumtimin nuklear në Gjenevë (Zvicër). Tashmë prej tri vitesh, Berglund e la mënjaneë materien subatomike për t’iu përkushtuar diçkaje shumë më konkrete: të krijojë një metodë që femrat të mund të vendosin se kur duan të mbeten shtatzënë. 




Ajo krijoi një algoritëm i cili, me anë të temperaturës trupore, lejon të përllogaritet momenti i ciklit menstrual në të cilin ndodhet përdoruesja e aplikacionit. Kështu, aplikacioni përcakton nëse është ditë fertile apo jo. Hulumtuesja thotë se e zhvilloi këtë algoritëm për përdorim personal, pasi nuk donte të merrte më pilulën kontraceptive. Megjithatë, rezultati i kësaj pune e ka bërë të krijojë një aplikacion dhe një kompani me emrin Natural Cycles. Tashmë aplikacioni ka 100.000 përdoruese që paguajnë 5.4-8.9 euro në muaj. 




Sipas Natural Cycles, efektiviteti i metodës së tyre është i ngjashëm me atë të pilulës kontraceptive. Të paktën kështu thuhet në një studim që u botua në mars në revistën The European Journal of Contraception and Reproductive Healthcare. 

Top