1. Newsroom

Apple blen McLaren?

20170527230607 20170527230439 14438791 1104478942969569 971312902 o

Apple po mendon të blejë prodhuesin britanik të makinave McLaren Technology Group dhe aktualisht, sipas The Financial Times, është në bisedime me kompaninë


Çmimi i McLaren Technology Group? Ndërmjet 1 dhe 1.5 miliardë paund, sipas burimeve të gazetës. 


McLaren është konstruktor supermakinash dhe merr pjesë në garat e makinave Formula 1. Por, gjithashtu, kjo kompani i është përkushtuar hulumtimit në procesin e manifakturimit dhe mbledhjes/analizës së të dhënave që kanë lidhje me dinamikën e lëvizjes. 




Projekti Titan


U bë kohë që dihet që Apple ka një departament përkushtuar makinave të koduar me emrin “Projekti TItan”, por kompania kurrë nuk e ka konfirmuar se është duke punuar për një makinë elektrike apo software për pilot automatik. 




Kohët e fundit, Apple e ka përqëndruar vëmendjen në software-in e pilotit automatik. Por pika të forta të kësaj korporate janë edhe design-i dhe procesi i manifakturimit, kështu që nëse Apple do bënte një makinë, do dizenjonte qoftë hardware-in, ashtu edhe software-in. 

Top