1. Mind the art
  2. Muzikë

Are you lost in the world like me: një nga videot më të mira të Moby-t

20170527230620 14803346 1133046470112816 310945147 o

Sipas vetë fjalëve të Moby-t, video e realizuar nga Steve Cutts për “Are you lost in the world like me?” (A ke humbur në botë si unë?) është një nga videot më të mira të këngëve të tij.


Regjisori Steve Cutts u frymëzua nga vizatimet e Max Fleischer në vitet ’30 për të krijuar një botë moderne ku të gjithë e kanë mendjen vetëm te telefoni i tyre. 


“Për mua video flet për varësinë në rritje ndaj teknologjisë dhe për mënyrën si ndërveprojnë njerëzit sot. Përqëndrohet në mënyrën se si teknologjia po na ndryshon, se sa të pandjeshëm jemi bërë”, thotë Cutts. 


Video është publikuar në 18 tetor dhe deri tani ka 14 milion shikime. Ajo është pjesë e These Systems Are Failing, albumi i parë i Moby-t dhe The Void Pacific Choir. 



Top