1. Tema

Artisti i rrugës që provokon me ndërhyrjet e tij urbane

20170527230627 15034432 1151759318241531 1902968493 o

Artisti Fra.Biancoshock bën ndërhyrje urbane të zgjuara dhe të hidhura që mund të gjenden në Europë, Malajzi apo Singapor. “Mos e tento këtë në shtëpi. Tentoje në rrugë.” Kjo është motoja e artistit të rrugës që jeton në Milano.

Arti i tij nuk është i thjeshtë për t’u shpjeguar. Edhe vetë artisti thotë se ka zbuluar një formë të re arti vangardist. 


“Kjo është një lëvizje që ka për qëllim të prodhojë vepra arti, që do ekzistojnë për pak kohë në hapësirë, por pa kufij në kohë,” shpjegon artisti. Arti i Fra.Biancoshock flet vetë.