1. Tema

Artisti që fotografon veteranë lufte të amputuar

20170527230612 20170527230445 14536824 1112967318787398 1405631784 o

Michael Stokes, një fotograf nga Kalifornia, ka bërë një set aspak të zakonshëm me veteranë lufte të amputuar. Fotografitë e tij janë të ngarkuara me seksualitet. Tregojnë modelë me shikim sfidues dhe krenarë, që pozojnë plot besim me protezat e tyre. 




Projekti nisi me Alex Minsky, një ushtar të marinës së Shteteve të Bashkuara, këmba e të cilit u amputua pas shpërthimit të një bombe në Afganistan në vitin 2009. Fotografitë e Minsky-t shënuan hapin e parë. Më vonë, u pasuan nga sesione të tjera fotografike të mbushura me sensualitet dhe krenari. Gjithmonë e më tepër veteranë donin të ishin pjesë e projektit, çka bëri që fotografi Stokes të nxirrte një libër me portrete të titulluar “Gjithmonë besnik”.