1. Tema

Baballarët qëndrojnë në shtëpi për të rritur fëmijët

20170527230628 15034351 1152374658179997 858663636 o

Johan Bavman është një fotoreporter suedez i cili ka punuar për Sydsvenskan, një nga gazetat më të mëdha në vendin e tij. Kur lindi djali i tij Johan Viggo përpara tri vitesh, Johan vendosi të përqëndronte vëmendjen te leja e lindjes për të dy prindërit që siguron politika sociale e shtetit suedez. 

“Për të nxitur shpërndarjen më të barabartë të lejes së lindjes ndërmjet nënave dhe baballarëve, Suedia ka miratuar një "leje barazie”. Sa më shumë ditë leje marrin prindërit, aq  më i lartë bonusi”, shpjegon Bavman.


Për të plotësuar librin e tij “Baballarë suedezë“, Johan Bovman fotografoi dhe intervistoi 45 baballarë. 


Fotolibri përbëhet nga 60 fotografi për të simbolizyar 60 ditët e lejes prindërore në Suedi. 

Sistemi suedez aktual i lejon prindërit të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre deri në 480 ditë.