1. Modë
  2. Tendencë

Blerja e javës: këmisha ushtarake

20170527230621 20170527230454 ushtarake

Është një xhaketë? Jo. Është një këmishë? Jo. Është një shacket (shirt + jacket). Kjo është fjala e re për këtë këmishë të trashë.
Mungesa e formave konkrete favorizon trupat e hollë, pasi nga ana vizuale e zgjeron figurën.
Këtë sezon rilind nën tendencën ushtarake për të ndejtur me ne përgjatë vjeshtës.




Opsione nuk na mungojnë, pasi gati të gjitha dyqanet kanë bërë gati versionin e tyre. Fillojmë me Zarën, që i ka shtuar detajin e medaljeve për t’a bërë më argëtuese.




Mango ka përdorur aplikacione në një version që është më i shkurtër se çfarë jemi mësuar të shohim.





Pull&Bear e sjell në version kamuflazh. Mund t’a kombinoni me këpucë me dy ngjyra (stil Chanel). 




Tjetër version me aplikacione na sjell Stradivarius, më i gjatë dhe material më i hollë. 



Top