1. Modë
  2. Tendencë

Blerja e javës: lustrafinë

20170527230628 lustrafin

Rikthim në vitet ’80. Lustrafina është një nga ato tendencat e forta, që tërheq aq shumë vëmendjen sa duhet përdorur me doza të vogla. Nuk mund të vishet çdo ditë dhe ndoshta as për një kohë të gjatë (ndjesia e plastikes mbi lëkurë), por ka pushtuar si stilistët ashtu edhe rrugën. Këtë sezon na takon të hidhemi dhe të guxojmë me funde, pantallona, mushama… të lustrafinohemi të tërë. 





Lustrafina nuk është për të turpshmet, kështu që nëse do të jesh në qendër të gjithë shikimeve, atëherë zgjidh këtë xhup të kuq të Zarës. Për më tepër, xhupi është një tendencë 2 në 1, i kuq dhe lustrafinë. 




Pantallona lustrafinë të zeza (kujdes me çfarë i kombinoni) mund t’i gjeni te H&M. 




Megjithatë, veshja që po vjen më fuqishëm është fundi. Mango na sjell një version të zi me zinxhir në mes.

 



Asos na mbron nga shiu me këtë mushama të zezë. A guxon?




Bershka na sfidon me këtë fund metalik që mund të vishet në prag të festave. 



Top