1. Modë
  2. Tendencë

Blerja e javës: mëngë të fryra

20170527230642 menga

Mëngët e fryra vijnë rendë këtë sezon, prandaj edhe propozimet tona do fokusohen te versionet më të lehta që mund të përshtaten edhe më lehtë me jetën e përditshme, larg sfilatave të javës së modës në Paris apo Milano. Bëhet fjalë për një tendencë që nuk jep shumë volum te supet, por fokusohet te mëngët.

 

Siç ndodh rëndom, risitë që ka sjellë Zara ka bërë të bien këmbanat e alarmit. Që sezonin e kaluar dyqani në fjalë nxori një bluzë me mëngë të fryra dhe me qendisma. Këtë sezon rikthehet sërish, por me mëng akoma më të fryra.

 

Mango zgjedh rrugën minimaliste me këtë bluzë me jakë të hapur në drejtim të supeve, ngjyrë rozë të zbehtë. Kjo ngjyrë do iu zgjidhë shumë probleme këtë sezon.

 

Llastik te jaka dhe te mëngët. Me këtë propozim vje H&M. Në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.

 

Versioni i Bershkës vjen i kombinuar me tendencën e fjongove te mëngët. Një blerje 2 në 1.

 

Çfarë do bëjmë, do i japim një mundësi mëngëve të fryra?

Top