1. Newsroom

Bota bën një hap më tepër drejt apokalipsit

20170527230643 andoftheworld


Tashmë jemi vetëm dy minuta e gjysmë larg katastrofës.

Çdo vit, një panel shkencëtarësh dhe specialistësh na thonë se sa kohë ka ngelur për fundin e botës. E bëjnë në mënyrë simbolike, me një orë që tregon fundin në mesnatë: treguesi janë minutat që duhen për të arritur orën 00:00. Sot jemi shumë pranë, vetëm dy minuta e gjysmë larg apokalipsit, sipas një ekipi që përfshin 15 fitues të çmimit Nobel. Krahasuar me një vit më pare jemi 30 sekonda më afër fundit. Nuk kishim qenë asnjëherë kaq pranë shkatërrimit të njerëzimit që në vitin 1953, kur Shtetet e Bashkuara dhe URSS aktivizuan bombat e para termonukleare.

 

Në kohën tonë bombat termonukleare janë Trump dhe ngrohja globale. 

Top