1. Mind the art
  2. Poezi

C'est l'amour

Autori: Ilnisa Agolli

20170527230626 ilnisa



Të ikurit, kthehen gjithmonë, thotë Cvajk në orgazëm të një tregimi pasioni nën funde të trishta, ndërsa poshtë veshur geta dashurie.

S'e besova më. 

Se ndoshta u rrita...


Por, ja që e pash! 

Atëherë kur s'e prisja më. Ai ishte i njëjti , me të njëjtën zgjuarsi dhe tolerancë vitesh mbetur. 

E teksa grahmash dyshimesh i rëndonin qepallave , rrëkëllente verën me po të njëjtën qetësi. 

E shihja dhe ndjeja qe e doja prape.

 E kërkova , po.... 

Viteve që më mposhten si kala rëre. E kërkova, stinësh duke bubrruar gjetheve mbetur, por s'ishte aty. E kërkova heshtjeve, tymosur cigare ndënë dhoma boshe shpirti, por as aty s'qe. 

E kërkova burrave të tjerë qe njoha,  dhe kurrë s'e gjeta. 

E lëndova , e vërtetë! 

Neruda, ishte i vetmi ngushëllim aso kohe. E lendova padashur duke ikur majë takave drejt një veteje qe s'e desha kurrë në fakt. 


Dhe me mungonte tek sa zhvishesha. Puthja. Tek harboja  hënës dhe pleqeroja diellin ne lot pusesh , ku vec një mi i trembur ma priste rrugën për shtepi teksa humbja rrugëve kujtimesh. 

Por s'e harrova kurrë  dhe ja qe e takova. Një e diele maji qe... ku gjithe bota filloi të puthej nën çarçafë te bardhe me diellin asaj dhome. Asaj dhome që përflaku një dashuri fjetur koresh e plagesh tashmë.


Përnjimend, s'e prisja më. Dhe ndjeja verën tek mbyste dyshimet. Qepallat tek zgjonin dëshirë dhe emocionet teksa gjylesh rrëzuan at' mur midis.

 

U përqafuam. 

As dheun nuk e hoqëm buzësh.

Top