1. Shëndeti

Çfarë është megareksia?

20170527230620 20170527230453 megarexia

Megareksia është një çrregullim i ushqyerjes shumë më pak i njohur se anoreksia apo bulimia, por me pasoja po aq të rënda për shëndetin. Megareksia përfaqëson anën e kundërt të anoreksisë: personat që vuajnë nga ky çrregullim e shohin veten si shumë të shëndetshëm dhe elegantë, kur në fakt vuajnë nga obeziteti. 


Shtrembërimi i imazhit për trupin, që është shumë i shpeshtë te çrregullimet që kanë lidhje me ushqyerjen, i bën të ndihen të kënaqur dhe krenarë për fizikun e tyre (mendojnë se pesha ëshë sinonim fuqie dhe gjallërie), prandaj nuk ndjekin asnjë lloj diete, nuk bëjnë aktivitet fizik dhe zakonisht kanë zakone jo të shëndetshme, ku përfshihet marrja e një sasie të madhe ushqimesh me “kalori boshe” (ëmbëlsira industriale, patate të skuqura, çokollata, ushqime të parapërgatitura…) çdo ditë të javës. Afatgjatë, kjo çon në mungesë të mineraleve dhe vitaminave. Minimalisht pacienti mund të vuajë nga anemia, por pasojat mund të shkojnë deri te vdekja. 


Deficiti i nutrientëve provokon alterim të biokimisë së trurit (si në anoreksi), prandaj megareksikët nuk janë të ndërgjegjshëm që vuajnë nga një sëmundje.


Duke pasur parasysh se obeziteti është një sëmundje që aktualisht takohet gjithmonë e më shpesh, është e mundur që të ekzistojnë shumë individë me mbipeshë që janë megareksikë dhe nuk janë të diagnostikuar. 

Top