1. Newsroom

Çfarë ndodh kur fton të gjithë botën në ditëlindje?

20170527230636 meksikan

¨Na doli nga kontrolli. Qëllimi ynë ishte të bënim një festë si ato të këtushmet, lokale. Ishte diçka që nuk e prisnim.¨ Kështu thotë Cresencio Ibarra, babai i një familje meksikane i cili bëri një ftesë të hapur gjithë botës për ditëlindjen e 15-të të vajzës së tij, Rubi. Ftesa e prindërve të Rubit në Facebook u kthye në fenomen viral. Në Meksikë janë bërë me qindra meme, parodi si edhe një event në Facebook ku 1.2 milionë persona kanë konfirmuar praninë e tyre.

 

Ftesa u ka ikur nga duart dhe ka tejkaluar kufijtë. Jehona e festës ka shkuar në të gjithë Amerikën Latine, në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe.


Festa e pesëmbëdhjetë vjetorit në Meksikë është një nga ngjarjet më të rendësishme për familjen. Prandaj edhe familja Ibarra Garcia është shumë e kënaqur me famën që ka marrë eventi që do të mbahet në 26 dhjetor.


Për më tepër, një kompani ajrore ka reklamuar një skonto ekstra për të gjithë ata që do të shkojnë te festa e ditëlindjes së Rubit. 

Top