1. Tema

Cila është ana e errët e baletit?

20170527230639 baleterret

Lëvizja me harmoni perfekte, fluturimi i trupave në ajër, bukuria, qetësia… këto përfaqësojnë vetëm njërën anë të baletit. Ana që shijohet kur sheh skenën e teatrit ose fotografi me tonalitete pastel të baletit klasik. 


Ana tjetër është më e ashpër, mizore dhe, madje, edhe e neveritshme. Këmbë të nxira, kallo, thonj të vrarë dhe të thyer…


Këto janë imazhet që na sjell fotografja Darian Volkova me qëllim të ilustrojë punën, këmbënguljen, mundin, durimin dhe torturat fizike që duhet të kalojnë balerinët profesionistë për të arritur rezultatin e dëshiruar.