1. Tema

Cila është diferenca mes Britanisë së Madhe, Mbretërisë së Bashkuar dhe Anglisë?

20170527230642 london telephone big ben

Në gjuhën e përditshme i përdorim këto terma pa dallim. Por gabojmë.

Si fillim, termi Britani e Madhe i referohet një njësie gjeografike. Bëhet fjalë për ishullin më të madh të arkipelagut britanik.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar është një njësi politike: shteti i përbërë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut. Emri zyrtar është Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Anglia është një nga tre rajonet e Britanisë së Madhe, bashkë me Skocinë dhe Wellsin. 

Top