1. Newsroom

Cili është vendi ku bëhen më shumë selfie?

20170527230620 selfie2

Sipas një studimi të realizuar nga web-i turistik Attraction Tix në bazë të imazheve të postuara në rrjete sociale, kulla Eiffel është monumenti ku bëhen më shumë selfie


Vendi i dytë ishte për Disney World në Orlando. Ndërsa i treti, për qiellgërvishtësen më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai. 


Pas treshes së parë vijnë Big Ben në Londër, Empire State Building në New York dhe Sagrada Familia në Barcelonë. 


Në të ardhmen parashikohet që të ulet numri i selfie-ve në disa atraksione turistike, sidomos në ato vende ku kanë ndaluar përdorimin e shkopit për selfie. Kështë ka ndodhur në Capella sixtina, në muzeun e Van Gogh në Amsterdam dhe në parqet Disney. 

Top