1. Design

Cxperience Concept: e ardhmja përmes syve të Citroën

20170527230600 20170527230433 14303935 1093998790684251 77189477 o

Me Cxperience Concept, Citroën na tregon se si i imagjinon modelet e të ardhmes, me teknologji hibride dhe design super dinamik. Këtë e konfirmon edhe pamja mbresëlënëse e prototipit me disqe 22” dhe dyer të pasme të fshehta. Me një gjatësi prej 4.85 metrash, automjeti futurist ka hapësira të lakmueshme, të cilat kombinohen me lëvizje të zgjuara shfrytëzimi që kompozojnë një mjedis të brendshëm ideal për udhëtime të gjata. 


Pa dyshim që brenda shfaqjen e vjedh design-i futurist me ekranin e madh 19”, si edhe paneli i instrumentave, i cili në thelb ka formën e një Head Up Display. 


Për sa i përket anës inxhinierike, Cxperience Citroën ka një motor benzinë deri në 200 kuaj fuqi, paralelisht me një motor elektrik 107 kuaj fuqi.