1. Design

Cyclotron: vjen bicikleta e së ardhmes

20170527230626 biciklete

Cyclotron-i është një bicikletë elektrike e fabrikuar me fibër karboni. Rrotat e saj nuk kanë tela por disa drita LED që aktivizohen automatikisht kur është errësirë. Kjo e bën biçikletën të dukshme natën dhe shton sigurinë. 


Pas tre vitesh punë, krijuesit e saj - Cyclotron Cycles me bazë në Nicë - besojnë se ky mjet është e ardhmja e çiklizmit. 




Dizajni i saj është aerodinamik dhe revolucionar. Rrotat e saj nuk kanë as tela, as ajë dhe as kabuj, pasi gjithëka është inkorporuar në brendësi, qoftë edhe pjesa e frenave.



Kjo biçikletë ka gjithashtu edhe një aplikacion ku mund të kontrollohen të dhënat si shpejtësia, distanca, niveli i baterisë. I njëjti aplikacion krijon akses në GPS dhe në një sistem kundër vjedhjes. 




Bateria e litiumit ka një autonomi rreth 8 orë dhe është e instaluar nën shalë. 


Biçikleta është e disponueshme në tre përmasa të ndryshme: S, M dhe L. Për më tepër ofron dy stile drejtimi: Sport, për ata që duan shpejtësinë, dhe Comfort, më i relaksuar dhe në pozicion vertikal. 


Çmimi fillon nga 899 euro për versionin me dymbëdhjetë marshe dhe 1299 euro për versionin me tetëmbëdhjetë marshe.