1. Shëndeti

Defektet më të mëdha të trupit të njeriut

20170527230626 trupi

A është struktura e trupit tonë ideale për botën ku jetojmë? Këto janë defektet më të mëdha që gjejmë te trupi i njeriut.

Trupi i njeriut nuk është një makineri perfekte. Organizmi ynë ka disa defekte.



Sipas biologut evolutiv Matan Shelomi, nga Instituti Max Planck në Gjermani, njësoj si pjesa më e madhe e gjitarëve, njerëzit djersisim për të ekuilibruar temperaturën e trupit. Por kafshët e tjera nuk kanë aq shumë glandula sudoripare (djerse) sa ne. Pra, ne jemi termorregullatorët më pak eficientë në botën e gjitarëve, në të njëjtin nivel me majmunët dhe kuajt. 



Një tjetër strukturë jo aq efikase janë qepallat tona. Shumica e kafshëve kanë dy palë qepalla: të jashtmet për të mbrojtur nga drita dhe të brendshmet për të mbajtur syrin të pastër. Patologji si sindroma e syrit të thatë nuk do ekzistonin nëse do të kishim një strukturë mç të mirë të syrit.

Nëse vazhdojmë të qëndrojmë te sytë, mund të themi se shikimi ynë periferik është mediokër. Për shembull, pëllumbat mund të shohin gati gjithçka çfarë kanë përreth. Shumë aksidente rrugore do të mund të shmangeshin nëse shikimi ynë periferik do të ishte më i mirë.



Evolucioni nuk kërkon perfeksionin por adaptimin. Defektet tona nuk na vënë në rrezik vdekjeje dhe, me kalimin e kohës, teknologjia do të na lejojë të tejkalojmë shumë prej defekteve të trupit tonë. 

Top