1. Tema

Dita ndërkombëtare e përkthimit: Përkujtimore përkthyesit Vedat Kokona

Autori: Edon Qesari

20170527230611 20170527230444 vedatkokona

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit – që kremtohet sot, 30 shtator, ditë e cila në kalendarin katolik shënjohet nga figura e Shën Jeronimit (347-420), përkthyesit më të parë të dy dhjatave biblike në latinishte (versione mandej të njohura me termin “Vulgata”) – e quaj ditën më të përshtatshme për të përkujtuar një prej figurave të kulturës që dua më shumë dhe që ia ruaj veprën dhe përkthimet me idhujtari fëmijërore:Vedat Kokonës, ish-pedagogut të nënës sime në degën e frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, të cilin nuk e njoha dot kurrë personalisht përveç si mjeshtër i fshehur pas penës së përkthimit të sa e sa kryeveprave botërore.


Ende sot, lum truri dhe shpirti i atyre që studiojnë përkthimin nëpërmjet teksteve të tij dhe shfletojnë frëngjishten me fjalorët e përpiluar prej tij. 


Ashtu si një plejade të tërë përkthyesish/shqipëruesish të brezit të tij fisnik (Skënder Luarasit, Petro Zhejit, Jusuf Vrionit, Robert Shvarcit, Sotir Cacit, Lasgush Poradecit, Prokop M. Gjergos, Enver Ficos, Misto Treskës e të tjerë pasardhës të denjë të Nolit të madh dhe të Mitrushit të shquar), të vetmit margaritarë të heshtur në një shkretëtirë kufomash të pleksura me baltën e para dhe pas ‘90s, edhe prof. Vedatit i ndrittë shpirti aty ku ndodhet në përjetësi.

Top