1. Kinema

E bukura dhe Bisha vjen në kinema në pranverë

20170527230609 20170527230441 14456925 1110433475707449 1705489485 o

Versioni aksion i Disney-t do të vijë nga duart e Bill Condon.


Në një produksion kaq të madh sa “E bukura dhe bisha” që po përgatitet nga Disney, është normale që të ketë procese të gjata casting për të gjetur kandidatin ideal. Që në fillim, ndjekësit u entuziazmuan shumë kur morën vesh që Emma Watson do të ishte në rolin e protagonistes kryesore, por, po bisha?




I përzgjedhuri ishte Dan Stevens dhe, me sa duket, iu desh të përballej me kandidatë të shumtë për të marrë rolin. Një prej tyre ishte muzikanti Jamie T. Stafi i filmit vendosi që mos të vinte në provë vetëm aktorë, por edhe këngëtarë. 




“Më kërkuan të bëja një film muzikor dhe vitin e kaluar shkova në provën e E bukura dhe bisha. Më thanë që protagoniste do të ishte Emma Watson dhe që unë mund të isha Bisha. Në fillim thashë, ‘seriozisht?’, ndërsa pastaj telefonova sërish dhe pyeta ‘sa?’”, ka thënë Jamie T. 


E bukura dhe bisha do të dalë në mars 2017. Filmi mbledh një cast të mirë aktorësh ku përfshihen Emma Watson si Bella, Dan Stevens si Bisha, Ian McKellen si Ding Dong, Ewan McGregor si Lumiére, Emma Thompson si Zonja Potts, Kevin Kline si Maurice dhe Luke Evans si Gaston. 





Top