1. Newsroom

Edhe modelet hanë pizza dhe pijnë birrë

20170527230604 20170527230436 14339849 1099531230131007 1099620287 o

Pas sfilatës së Victoria Beckham, ishin të shumta kritikat për modelet skeletike që kishte përzgjedhur. Ato vendosën të mbysin zërat e këqija nëpërmjet rrjeteve sociale. 


I quajtën modele kufoma. Janë vajza me bark aq të sheshtë sa duket i tërhequr për brenda. Vajza pa forma dhe me brinjë të dala. Këto janë disa prej përshkrimeve që mediat e modës kanë përdorur për modelet manikina që sfiluan në pasarelën e Victoria Beckham gjatë Javës së Modës në New York. Nuk është hera e parë që ish-Spice Girl provokon opinione të tilla. Pikërisht përpara një viti ajo u vu në qendër të huraganit sepse kishte përzgjedhur modele shumë të dobëta. 


Por kësaj here historia merr tjetër drejtim. Vajzat kanë vendosur t’i japin vetë fund zërave të këqinj dhe kanë postuar në rrjete sociale fotografi duke ngrënë pizza, duke pirë birrë apo duke shijuar ëmbëlsira.