1. Sport
  2. News

Është ora e Cristianos

20170527230558 20170527230430 14215534 1092065930877537 803343103 o

Rikthehet Cristiano Ronaldo. Rikthehet bisha. Portugezi do të luajë për herë të parë këtë sezon përpara Osasunës. Do të jetë në Santiago Bernabeu, me tifozërinë e tij si dëshmitar, dhe do ta bëjë pas një pakti të arritur me Zinedine Zidane. Objektivi është mos të hedhë hapa të gabuar pas dëmtimit që e ka mbajtur jashtë fushës së blertë për dy muaj. 


Ylli portugez ka folur me trajnerin Zidane që të inkorporohet pak e nga pak në dinamikën e ekipit. Numri 7 i Real Madridit do të luajë nga minuta zero dhe do të zëvendësohet në minutën 60. Pa sforcime. 


Plani i ndërtuar nga Cristiano dhe Zizou nuk përfshin vetëm takimin me Osasunën. Ka akoma më. Edhe debuti në Champions Ligue do të jetë i përshkallëzuar. Kështu, CR7 do të luajë 70 minuta përpara Sportingut të Portugalisë, në një ndeshje speciale për të, pasi tek ky ekip ka hedhur hapat e tij të parë. 




Në funksion të këtyre dy takimeve, do të vlerësohet gjendja e tij për ndeshjet në vijim. Kalendari është i ngjeshur (Real Madridi do luajë shtatë ndeshje në 22 ditë) dhe Zidane do që rikthimi në formë të ndodhë në mënyrë progresive. 


Parë nga ky këndvështrim, objektivi është që CR7 mos të arrijë i raskapitur në fund të sezonit. U bënë disa sezone (2013-2014 dhe 2015-2016) ku sforcimi nga dalja në fushë gjatë gjithë minutazhit i ka bërë shumë të vështira ndeshjet e fundit. Këtë vit, Real Madridi do ta shmangë këtë, pasi është pikërisht gjatë ndeshjeve të fundit, në prill dhe maj, atëherë kur edhe lufta për titullin është më e fortë. 


Duhet të kujtojmë se Cristiano u dëmtua në 10 qershor. Konkretisht, në finalen e Kampionatit Europian, në të cilën Portugalia fitoi titullin kampion pavarësisht mungesës së yllit dhe kapitenit të saj. 


Në takimin që pati me trajnerin Zidane vendosën linjën që do të ndjekin për futjen e përshkallëzuar të tij në rrjedhën e ekipit. Real Madrid synon pesë tituj këtë sezon (Liga, Champions Ligue, Kupa e Mbretit, Superkupa dhe Mundialito) dhe ruajtja e një lojtari kaq ambicioz dhe të etur nuk është detyrë e thjeshtë. 


Megjithatë, CR7 duket sikur këtë sezon është më i përmbajtur dhe nuk do të luajë gjatë gjithë minutazhit (në të pesta sezonet me Real Madridin ka luajtur mbi 86% të kohës). Ambicia e tij është zbutur këtë fillimsezoni nga frika e dëmtimit dhe ndihma e mbështetja e Zizou, përfshirë edhe paktin për rikthimin e ngadaltë, kanë qenë faktorë kyçë. 

Tani Osasuna e pret për 60 minuta. Erdhi ora e tij. 


Marca

Top