1. Newsroom

Eva nuk e ka origjinën nga brinja e Adamit

20170527230620 evaadam

Ziony Zevit, një profesor literature biblike në American Jewish University në Kaliforni, argumenton se përkthimi i kapitullit të dytë të librit të Gjenezës ku thuhet se Zoti krijoi gruan nga një brinjë e Adamit nuk është korrekt. 


Sipas këtij profesori, një përkthim më i pranueshëm do të ishte kocka peniane (latinisht baculum), një kockë që e gjejmë në penisin e shumicës së gjitarëve, me përjashtim të njeriut, me të cilën mund të penetrojnë femrën edhe pa ereksion. 


Në librin e Gjenezës 2:21 thuhet se Zoti i mori Adamit “një nga tselaot”.  Kjo fjalë është shumësi i tsela, që do të thotë se Adami duhet të ketë disa të tilla. Por çfarë…? Kjo është çështja. Mendimi se bëhet fjalë për një kockë vjen dy fjali më poshtë, ku thuhet se femra është “kockë nga kockat e mia”. Zevit pohon se tsela nuk del asnjëherë në Bibël si brinjë, por me një kuptim tjetër: nj strukturë pranë një ndërtese. 


Në këtë pikëvështrim, tsela do të ishte diçka “lateralisht” trupit, që ndodhet “pranë“, si krahët që dalin nga trungu. Pra, brinjët nuk janë. Zevit thotë se bëhet fjalë për organet gjenitale mashkullore. 


Në fakt brinjët, ndryshe nga organet gjenitale mashkullore, nuk kanë asnjë domethënie kulturore, simbolike apo teologjike në Bibël apo në Izraelin e vjetër. 


Nga ana tjetër, gjatë kapitujve të tjerë të Biblës, autorët nuk e citojnë asnjëherë penisin me këtë emër por përdorin eufemizma: “këmba”, kofsha, dora apo thembra. Por, fjala që bie më tepër në sy është basar, që do të thotë mish. Në Gjenezën 2:23, Adami thotë se gruaja është “kockë nga kockat e mia dhe mish nga mishi im”. Kështu që, hipoteza që hedh Zevit nuk është tërësisht e papranueshme. 

Top