1. Mind the art
  2. Muzikë

Fedde Le Grande: Përbindëshi i muzikës House vjen në Tiranë

20170527230640 folie2

DJ dhe producenti hollandez, Fedde Le Grand është, pa dyshim, një nga figurat karakteristike në historinë e muzikës house. Prej afro një dekadë i përket 30-shes së DJ-ve më ndikues në botë sipas prestigjozes DJ Magazine Top 100. Pas çmimeve të panumërta, remikseve të artistëve të mëdhenj si Coldplay, Madonna, Robbie Williams, Shakira, Mariah Carey arriti të lërë shenjë me produksionin e tij “Put Your Hands Up For Detroit” që e solli në vëmendjen ndërkombëtare.


Tashmë i konfirmuar si një përbindësh i muzikës house në industrinë globale të dance music, mund të themi se madhështia e një artisti nuk është aspak subjektive. 






Fedde Le Grand këtë herë do të tregojë thellësinë dhe elektrizimin në rrënjët e tij muzikore me një dj set të veçantë të enjten në 26 janar te Folie Terrace, si pjesë e Something Real World Tour. Kjo është një mundësi e rrallë për të shijuar savoir faire-n e tij dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.



Top