1. Mind the art
  2. Art

Fletore vizatimi: Ekspozita që tenton të kuptoj nëpërmjet naivitetit fëminor

20170527230624 gentdele


Fletore vizatimi quhet ekspozita personale e artistit Gentian Shkurti, e cila do të hapet në 4 nëntor te Zeta Gallery.

Një përmbledhje e tre projekteve artistike që vijnë si vokacion i fëmijërisë. 

Ekspozita tenton të ketë për rezultat të kuptuarit të bashkëkohores nëpërmjet këndvështrimit dhe përballjes naive fëminore. 


Në shumëllojshmërinë e zhurmave të informacionit që përthithim çdo ditë, mbijetesës së çdo sekondshme, apo aspiratave të pamundura, është shumë e vështirë të qëndrosh i fokusuar mbi fenomenet që na rrethojnë, (si qënie njerëzore, si artist apo dhe si qytetar). 


Të përballesh me pyetjet themelore, qofshin këto estetike apo ekzistenciale, kjo ka qenë dhe duhet të jetë e rëndësishme, sot e gjithmonë për këdo.


Në botën e sipërfaqesores, dukjes, spektakolares, fishekëzjarreve të realitetit apo dorën tjetër hutuese të magjistarit pushtetar ku jetojmë, ndoshta ngelet të rikthehemi në pyetjet themelore të naivitetit fëminor. 
Ta njohësh botën si për herë të parë. Ekspozita me modesti përpiqet të bëjë këtë.




Top