1. Newsroom

Foshnja e Nirvanës pozon sërish pas 25 vitesh

20170527230609 20170527230442 nirvana

Albumi ‘Nevermind’  që i dha famë grupit mbush 25 vjeç


E mbani mend këtë kopertinë të pazakontë të albumit Nevermind të Nirvana? Spencer Elden, bebi që noton i zhveshur në një pishinë pas një dollari të kapur në grep, rikrijoi kopertinën 25 vite pas hedhjes në treg të diskut grunge, por kësaj here me rroba. 




Elden ishte vetëm katër muajsh kur doli albumi. Idea ishte e të atit të tij, që kishte mik të ngushtë fotografin Kirk Weddle. Familja e foshnjes mori vetëm 200 dollarë për një album që u shit në 30 milionë kopje. Elden riprodhoi fotografinë me ndihmën e fotografit John Chapple, për të festuar përvjetorin e diskut ‘Nevermind’. Dhe Chaple e pagoi njësoj si herën e parë, siç tregon New York Post





Top